LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët në terren për të verifikuar nëse ka manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve ngohëse

Inspektorët në terren për të verifikuar nëse ka manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve ngohëse

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi të shtunën se përmes Inspektoratit të Tregut dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut komunal, kanë inspektuar disa operatorë ekonomikë me qëllim të verifikimit nëse ka pasur manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve ngrohëse, të cilat do të subvencionohen nga Qeveria.

Sipas njoftimit, numri më i madh i inspektimeve janë realizuar në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Mitrovicës dhe disa komuna më të vogla si Hani i Elezit, Dragash e Kaçanik.

“Inspektorët e tregut kanë arritur të sigurojnë çmimet aktuale dhe i kanë detyruar operatorët ekonomik që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm me ç’rast do të vërtetohet nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimeve të pajisjeve në veçanti pompave termike, inverter, kaldaja, stufa etj”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, ministria bën të ditur se inspektorët e tregut kanë njoftuar bizneset që do të inspektohen dhe do të ndërmerren masa në çdo rast kur konstatohet që ka ngritje të çmimeve të pa arsyeshme.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit https://konsumatori.rks-gov.net/, nr tel: 0800 11000  dhe siguron qytetarët se do të jetë aktive në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori