Me rreth 600 të ftuar, u shënua edicioni i 11 i manifestimit “Dita e Groshës” në Tearcë
Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, sot në Tearcë të Tetovës u mbajt edicioni i njëmbëdhjetë i manifestimit “Dita e Groshës”, i cili synon të promovojë produktin më të njohur bujqësor në rajon si dhe diversitetin etno-kulturor të zonë.
Vizitorët e këtij manifestimi, si çdo vit, patën mundësinë të ndjekin një program të pasur kulturo-artistik, i cili u mbyll me një drekë të përbashkët me fasule të sapopërgatitura.
“Çdo vit numri i vizitorëve rritet, këtë vit regjistroi diku rreth 600 të ftuar. Baza e eventit është e njëjtë, ne duam të promovojmë fasulet në një nivel më të lartë dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë fermerët, mjaltëbërësit dhe shkollat që kanë vendosur t’i kushtojnë një pjesë të punës së tyre kësaj kulture. Festimi i kësaj dite është i rëndësishëm në përpjekjen tonë për të ushqyer traditën e kultivimit të fasuleve”, tha Metin Mouaremi nga CED.
Të gjithë vizitorët patën mundësinë të shijojnë fasulet e përgatitura nga shefi i kuzhinës Mirko Gjorgjeski.
“Përgatisim rreth 40 kilogramë fasule, speca, patëllxhanë, qepë dhe karrota dhe mish. E veçanta e fasules së Tetovës është klima ku rritet. Këtu uji kualitativ dhe vlon më lehtë, ndërsa në disa vende jo edhe aq. Nëse këtu duhen tre orë për të vluar, në vendet tjera duhen dy herë më shumë”, tha Mirko Gjorgjevski nga Tearca.
Në festë morën pjesë dhe shoqëritë kulturore dhe artistike nga tre nacionalitetet shqiptare, maqedonase dhe turke që jetojnë në këtë rajon.
Përmes shtandeve, disa shkolla nga rajoni u prezantuan me produkte të ndryshme, ushqim të përgatitur, prodhime bujqësore si dhe bimë të mbjellura.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?