Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është shumë e qartë në objektivat e saj e që është anëtarësimi në NATO. Ajo ka kërkuar mbështetje nga të gjitha vendet në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partnerit për Paqe. Sipas Osmanit, ndryshe nga Serbia, Kosova është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe demokratike.
Këto deklarata Osmani i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.
Osmani u shpreh se aktualisht po kërcënohet stabiliteti, demokracia dhe paqja në mbarë botën ndërsa në vijimësi ka sulme të sofistikuara hibride. Ajo ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në qendër të vëmendjes nëpër zhvillimet që po kalon bota.
“Vlerat demokratike dhe rregullat mbarë botërore jo vetëm që po kërcënohen por janë duke u sulmuar… Fokusi në zhvillim e sipër në çështjet e sigurisë nga Aleanca Euroatlantike ka ndikim të madh si në Kosovë ashtu në NATO, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihen si një problem i jashtëm që konkurrojnë për të marrë vëmendjen e komitetit euroatlantik. Vendet e Ballkanit Perëndimor e dinë mirë se cilat janë pasojat e luftërave të përgjakshme në mes të Evropës. Përfaqësoj një popull që ka qenë viktimë e gjenocidit të krimeve të luftës dhe krimit kundër njerëzimit, sakrifica e vërtetë dhe qëndrueshmëria kanë sjellë deri tek liria e fituar me gjak dhe me djersë”, tha Osmani, raporton KP.
Osmani deklaroi se Kosova në vazhdimësi është duke kontribuar në çështjet e rëndësishme si dhe është në linjë të njëjtë me vendet demokratike për çështjet nga Rusia e deri te Kina.
Ajo ka thënë se Serbia refuzon të bëhet pjesë e NATO-s dhe është afruar edhe më tej me Rusinë duke treguar shumë për këtë shtet. Ndërsa Kosova kërkon të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.
“Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, vijoi Osmani.
Presidentja Osmani u shpreh se Kosova asesi nuk mund të merret shembull për atë çfarë po ndodhë, ndërsa tha se i vetmi krahasim është ajo se çfarë po përjetojnë ukrainasit sot me shqiptarët e Kosovës para dy dekadash.
“Rusia është më shumë sesa shkatërrues i projekteve por është një rrezik i vërtetë i paqes dhe stabilitetit…. Putini mundet të tërheq krahasime të papërshtatshme mos të harrojmë që të gjithë ne në Kosovë e dimë që e vetmja që mund të krahasohet ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë dhe çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999, është krimet jashtëzakonshme dhe të tmerrshme që Putini është duke i kryer sot”, tha ajo.
Në seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Ajo do të zgjasë tri ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës