Për herë të parë të enjten do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian në Pragë të Çekisë. Plot 44 shtete të Evropës, përfshirë edhe Kosovën, do të jenë pjesëmarrëse në këtë samit joformal, i iniciuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
I njëjti në Kosovë po vlerësohet si iniciativë e mirë, por që nuk mund të ketë ndonjë peshë politike dhe juridike për vendin. Më shumë konsiderohet si mundësi për të lobuar për liberalizimin e vizave nga ana e presidentes Vjosa Osmani, e cila do të jetë pjesëmarrëse.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se mbajtja e këtij samiti nuk do të nënkuptojë krijimin e një mekanizmi të ri ose ndonjë paradhome politike për shtetet joanëtare të BE-së.
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Krezyiu-Hyseni, e cila është edhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, thotë për KosovaPress se Komuniteti Politik Evropian synon vetëm të bashkojë politikat e shteteve evropiane në mënyrë që ketë një unitet më të madh në BE, pas luftës në Ukrainë.
“Ky është një takim që do të organizohet në bazë të një thirrje që është bërë prej presidentit francez qysh në muajin maj, por është thënë se nuk është ideja që të lihet anash fuqia kompetente ose ekzekutive që institucionet e tjera përgjegjëse të Bashkimit Evropian kanë. Po ashtu nuk është ideja që përmes këtij takimi të krijohet një organizëm i ri që do të përfshijë vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por synojnë të jenë në të ardhmen. Pra nuk ka të bëjë me atë, ndoshta mos po shkojmë në krijimin e një mekanizmi të ri, pasi është thënë që ideja është vetëm të bashkojë politikat e shteteve në mënyrë që të krijohet një unitet më i madh brenda BE-së, përfshirë këtu edhe shtetet që synojnë t’i bashkohen BE-së”, thotë Kryeziu-Hyseni.
Nga ana tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi është më skeptik për rezultatet konkrete të këtij samiti joformal. Megjithëse thotë se pjesëmarrja e Kosovës është e mirëseardhur.
“Bashkësia politike evropiane është më shumë si një forum, ashtu po duket sipas të gjithë ekspertëve të BE-së. Aty do të diskutohet për tema të rëndësisë të veçantë sa i përket BE-së, apo respektivisht kontinentit të Evropës. Në samitin e radhës do të diskutohet lufta në Ukrainë dhe implikimet e saj në BE dhe tërë territorin e Evropës. Prandaj këtu janë thirrur edhe vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, apo vendet kandidate dhe kështu me radhë. Për Kosovën, është aspekt pozitiv pjesëmarrja jonë, por nuk ka ndonjë peshë politike, pasi është forum joformal. Këtu nuk do të ketë as deklaratë të përbashkët dhe deklaratë për medie, ku do të prezantohet ato bashkërendimet politike të BE-së për shkak të që mund të ketë mospajtime. Kosova këtë mund të shfrytëzojë vetëm për lobuar për liberalizimin e vizave që mund të jetë pozitive, para fillimit të punës së grupeve punuese. Për çështje të tjera, vetëm prezenca jonë mund të jetë pozitive, por në aspektin konkret, ligjor apo politik nuk do të ketë ndonjë impakt të madh për Republikën e Kosovës”, thekson Arifi.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë komunitet evropian, sipas deputetes të LVV-së, Kryeziu-Hyseni tregon se BE-ja çdo ditë e më shumë po konsiderohet e hapur ndaj Kosovës.
“Duhet të shikojmë rrugën tonë e cila është e përcaktuar drejt Bashkimit Evropian. Ne e kemi një synim të qartë, i cili është Bashkimi Evropian. Ne nuk do të refuzojmë të bëhemi pjesë e takimeve të tilla ku përfshihen politikat e BE-së, të cilat vazhdojnë të jenë synim dhe qëllim i yni si shtet. Në kuadër të cilin po punohet jashtëzakonisht shumë prej krejt mekanizmave brenda institucionale që një gjë e tillë të arrihet. Fakti që Kosova po merr pjesë dhe po hynë në kuadër të 17 vendeve që janë shtete evropiane (jo në BE), tregon se Bashkimi Evropian çdo ditë e më shumë po konsiderohet më e hapur me Kosovën dhe perspektivën tonë që e kemi drejtë kësaj shtëpie të madhe evropiane. Është e dobishme dhe pozitive fakti që po marrim pjesë atje”, shton Kryeziu-Hyseni.
Ditë më parë, Driton Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, bëri të ditur se e njëjta do të jetë pjesëmarrëse në këtë samit joformal.
Ndër temat që do të diskutojë ky komunitet do të jenë lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike. Në muajin maj të këtij viti, presidenti francez, Macron prezantoi idenë e themelimit të Komunitetit Politik Evropian, ku përveç 27 vendeve të Bashkimit Evropian, do të jenë edhe 17 vende jo anëtare të Evropës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak