Për personat që duan të kenë sukses në karrierë dhe gjatë gjithë kohës janë në kërkim të avancimit, stagnimi profesional mund të jetë brengë e madhe
Pavarësisht që ata fillojnë me ëndrrën e madhe për të pasur sukses në jetë (në mënyrë se si ata e përkufizojnë suksesin), disa ngecin nganjëherë.
Cilat mund të jenë arsyet për këtë?
Vlerë e ulët
Gjatë gjithë kohës duhet t’ia shtoni vetes vlerën. Si ta bëni këtë? Përmes sa më shumë kualifikimeve akademike, rritjes së përvojës dhe shtimi i aftësive në fushën që e keni zgjedhur. Mund të na duket e padrejtë, por punëdhënësit po kërkojnë njerëz të cilët ofrojnë më shumë, e nëse nuk jeni gati të jepni më shumë nga vetja, atëherë duhet të mësoheni të qëndroni aty ku jeni.
Mendoni për pak kohë, kur është hera e fundit që e keni dhënë një ide e cila do ta ndihmonte kompaninë ose kur është hera e fundit që e keni mësuar ndonjë aftësi ose keni ndjekur ndonjë trajnim? Epo mjetet e ndryshkura nuk do t’ju dërgojnë gjëkundi.
Jeni duke e mbështetur ekipin e gabuar
Lideri i vërtetë ka një dëshirë të madhe t’i shoh të gjithë anëtarët e ekipit të tij të rriten në karrierë, në të kundërtën do ta shohë si dështim të vetes. Epo, mbase ju nuk bëni pjesë në ekipin e këtij udhëheqësi. Kjo do t’ju dëmtojë shumë. Shumë menaxherë nuk duan t’i shohin të tjerët duke u rritur. Pa mendoni pak, a ka avancuar ndonjë punonjës në kompaninë tuaj? Nëse jo, nuk do të avanconi as ju.
Nuk besoni mjaftueshëm
Po, është e vërtetë që lidhjet e mira ju bëjnë më të kërkuar, por kush ju ka thënë që pa ato lidhje nuk mund të gjeni punë të mirë?! Mos prisni që të ndodhë magjia, që një ditë dikush t’ju troket në derën tuaj! Kjo është shenjë e frikës e frika e sjell stagnimin. Kjo ju bën të hiqni dorë. Është koha ta vlerësoni vetën më shumë. Nuk është zgjidhje që t’i shihni vazhdimisht gjërat e gabuara brenda jush, krahas tyre keni edhe shumë të tjera më të mira – shkruan Akademi Pune.
Ndiheni rehat para kohës
Një prej arsyeve më të qëndrueshme të stagnimit në karrierë është kur hyni në botën e rehatisë. Në këtë gjendje nuk do ta merrni mundin të merrni rreziqe, gjersa të tjerët do ta bëjnë pa problem. Për kë do të jetë trofeu i suksesit, për ata të cilët vijnë me ide të reja dhe tregojnë zell në punë, apo për ju që po ndiheni rehat ashtu siç jeni?
Një formë tjetër e kësaj është shmangia e asaj që kanë ëndërruar. Shumë persona i fillojnë studimet duke e projektuar një të ardhme në bazë të kësaj. Por, gjatë studimeve ata e fillojnë diku një punë dhe vazhdojnë aty për vite të tëra, duke u frikësuar që do të mbesin pa punë. Në këtë drejtim ata ose nuk do t’i përfundojnë fare studimet, ose do t’i përfundojnë, por nuk do të kenë guxim të largohen nga puna për të vazhduar në profesionin e tyre, nga frika se mos mbesin askund.
Qëllime në ajër
Vendosja e qëllimeve është vendimtare për të pasur sukses në karrierë. Por, edhe qëllimet duhet ta kenë një rrjedhë logjike, pra të mos jenë “ëndërrime me sy hapur”. Shembull, mund t’ia vendosni vetes një qëllim që puna e ardhshme të jetë me pagë trefish më të madhe se aktuale, me mjedis plotësisht të shëndetshëm, të jetë me orar fleksibil gjatë ditës, dhe jo më shumë se tri ditë pune gjatë javës. Ku ka një vend pune të tillë?! Tregu i punës do të jetë gjithmonë sfidues, ndryshe nuk do të kishte pasur kuptim e as arritje në karrierë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi
Do t’ju vlerësojnë më shumë: Cilat pyetje duhet t’ia bëni punëdhënësit të ardhshëm?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore