LAJMI I FUNDIT:

Mbjellja e specave në kushte shtëpie

Mbjellja e specave në kushte shtëpie

Specat e rritur brenda shtëpisë ofrojnë një pamje shumëngjyrëshe mjaft të këndshme.

Përpos bukurisë, ata rriten lehtë pa shumë mund, janë të pasur në vlera ushqyese dhe kanë një shije të mrekullueshme.


Nëse kopshtarinë në kushtet e shtëpisë  e keni me pasion, atëherë jeni në vendin e duhur për të mësuar më shumë se si të rrisni specat me duart tuaja.

Specat mund t’i mbillni sipas dëshirës në ngjyrë të kuqe, verdhë, portokalltë dhe jeshile.

Si të mbillni specat në kushtet e shtëpisë?

Përpara se të ndërmerrni këtë nismë, bëni përzgjedhjen e farës apo fidanit. Nëse do t’i rrisni specat nga e para dhe brenda shtëpisë atëherë blini fara. Në të kundërt mund të blini fidanë të gatshëm dhe t’i rimbillni pasi të ketë kaluar ngrica. Mbjellja e farave të specit në ambient të brendshëm do t’ju kursejë para dhe kohë, shkruan AgroWeb.

Farat duhen mbjellë 8-10 javë përpara ngricës së fundit dhe fillimit të pranverës. Mbushini vazot e përzgjedhura me dhe organik dhe vendosni nga tre fara në secilën prej tyre.

Farat mbulojini me dhe. Vazot vendosini në një zonë të ngrohtë e të ndriçuar mirë. Dheu në vazo duhet të jetë i lagësht por jo i tejngopur me ujë. Kur farat të çelin filizë, ujitini rregullisht dhe vendosini jashtë në ballkon në një vend të mbrojtur nga era.

Ditën e parë, vazot duhet të qëndrojnë jashtë dy orë. Ditën e dytë, vazot duhet të vendosen në një vend më të ndriçuar nga dielli dhe duhen mbajtur për katër orë. Në 12 ditët e tjera të ardhshme, lërini vazot të qëndrojnë më gjatë në ballkon dhe sigurohuni që i kap dielli.

Përdorni fertilizues organikë për pasurimin e dheut të vazos dhe më pas transferojini filizat në vazo të tjera të vendosura në ballkon. Dheu duhet të jetë i ngrohtë, në të kundërt specat nuk do të rriten.

Për të garantuar ngrohjen e tij, mbulojini vazot me qese plastike të paktën 2 javë përpara mbjelljes. Në secilën prej vazove me filizë vendosni kunja dhëmbësh ose fije shkrepëse për tu dhënë specave një sistem mbështetës.

Sapo filizat të lëshojnë gjethe, sigurohuni që të fertilizoni dheun e vazove një herë në javë deri sa të formohen specat. Në rastin e fidanëve të gatshëm, sigurohuni që ato të shijojnë diku mes 6 dhe 8 orëve diell në ditë.

Ujitni rregullisht dhe ushqejeni dheun me fertilizues organik. Sigurohuni që ato kanë një sistem të mirë mbështetës teksa rriten. Sapo specat të kenë arritur madhësinë e nevojshme, përdorni gërshërë për t’i mbledhur por mos i këpusni.

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kalo në kategori