LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Opozita të sillet me përgjegjësi ndaj iniciativës me Ballkanin e Hapur

Kovaçevski: Opozita të sillet me përgjegjësi ndaj iniciativës me Ballkanin e Hapur

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend theksoi se iniciativa Ballkani i Hapur krijon mundësi të reja për punëtorët dhe i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjësi, në mënyrë që ligjet në fjalë të kalojnë në Kuvend.

“Nuk e shoh këtu deputetin Milloshoski, i cili nuk dëshiron të caktojë Komisionin për Punë të Jashtme ku duhet të ratifikohen marrëveshjet që dalin nga bashkëpunimi për Ballkanin e Hapur. Këto janë kontrata ku përfitimi i vetëm janë punëtorët dhe kompanitë. Përfitimet e pastra ekonomike të bazuara në katër liritë evropiane: kapitali, mallrat, shërbimet dhe njerëzit.

Me njërën marrëveshje shfuqizohen procedurat e komplikuara fitosanitare që ekzistojnë mes tre vendeve Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me të dytën mundësohet që punëtorët të punojnë lirisht në të tre vendet pa procedura administrative shtesë. I bëj thirrje deputetit që ta thërrasë komisionin”, kërkoi kryeministri Kovaçevski.


Në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se “si Qeveri mbetemi të përkushtuar në përpjekjet për të vazhduar intensifikimin e politikave për rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik të shtetit, përmes rritje së investimeve vendase dhe të huaja”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori