Rrjeti social TikTok hoqi më shumë se 113 milionë video midis prillit dhe qershorit të këtij viti, sipas raportit tremujor të kompanisë.
Video të shumta janë hequr për shkelje të rregullave të përdorimit, por kjo është vetëm një përqindje e vogël në krahasim me sasinë e përmbajtjes që publikohet në TikTok. Më saktësisht, 113 milionë video përfaqësojnë vetëm 1 për qind të numrit total të publikuar gjatë tre muajve.
Arsyeja më e zakonshme për heqjen e një videoje është shkelja e rregullave që lidhen me sigurinë e të miturve, që është pak më pak se 44 për qind e videove të hequra. Arsyet e tjera të shpeshta janë aktivitetet e paligjshme dhe mallrat e rregulluara, si dhe përmbajtjet e qarta dhe aktivitetet seksuale, sipas raportit.
Një numër në rritje i videove në TikTok po hiqen nga sistemet e automatizuara të platformës, me rreth 48 milionë të hequra tremujorin e kaluar. Gati 96 për qind e videove në periudhën tre mujore u hoqën përpara se përdoruesit t’i raportonin ato në TikTok. Kompania tha se përdor mjete të automatizuara dhe analiza njerëzore kur shqyrton përmbajtje që mund të shkelin kushtet e përdorimit.
Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, TikTok luftoi me përmbajtje luftarake mashtruese dhe të rreme që u shfaqën masivisht në platformë, duke ndaluar përfundimisht videot nga Rusia dhe duke futur etiketimin e mediave shtetërore.
Përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor, TikTok njoftoi se po ndalonte mbledhjen e fondeve për qëllime politike dhe kërkonte që profilet e qeverisë, politikanëve dhe partive politike të aplikonin për verifikim. Ky është një tregues se TikTok po bën më shumë përpjekje për të frenuar dezinformimin zgjedhor dhe reklamat politike që po “kalojnë” përmes ndikuesve, pavarësisht ndalimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSamsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë
A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?
"Nga Vlora e Shqipërisë" – El Pais me artikull të veçantë për suksesin e inxhinieres Mira Murati, e cilësuar si një nga gratë më me ndikim në botë
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit