Loja e famshme, “MONOPOLY”, e cila është e përkthyer tashmë në 45 gjuhë, duke e përfshirë edhe verzionin në shqip, do ta këtë lansimin e saj zyrtar në amfiteatrin e sheshit, “Zahir Pajaziti, më 28 shtator, duke filluar nga ora 17:00.
Në eventin e lansimit, do të ketë shumë të ftuar, dhe aktivitete të ndryshme që do të përshkojnë këtë ngjarje. Gjatë eventit, do të zbulohet bordi i madh në gjuhën shqipe, në ekuivalentin kosovar, me bizneset vendore dhe me emërtimet e qyteteve të 7 komunave kryesore: Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjilani, Ferizaj dhe Gjakova dhe bukurive të Kosovës.
Ndër të tjera, mysafirët, do të mund të s’provohen në lojën e bordit, “MONOPOLY KOSOVA”, me njëri tjetrin. Gjithashtu, do të ketë muzikë dhe atmosferë argëtuese për të pranishmit.
Qëllimi i këtij eventi është promovimi i vlerave dhe trashegimisë së Kosovës nëpërmjet lojës së famshme MONOPOLY.
Ideja e këtij projekti është që të bashkojmë familjet me fëmijë për të kaluar kohë më të gjatë duke u argëtuar dhe socializuar me njëri tjetrin, e prindërit t’i largojnë fëmijët për një kohë nga telefonat, televizori e teknologjia.
Në javët në vijim, eventet e ngjashme do të organizohen në komunat tjera kryesore të Kosovës, në mbështetje të fëmijëve, për të stimuluar aktivitet më ndryshe nga dinamike e përditshme që diktohet nga teknologjia. MONOPOLY KOSOVA është e fokusuar që në të gjtiha komunat që nëpërmjet lojës së bordit “MONOPOLY”, të stimulohet mendimi kritik, intelegjenca, njohuritë të përgjithshme, gjindshmëria, me eventeve të tilla, si aktivitete ekstra kurikulare.
Mesazh nga Mr. Monopoly:
Mirë se erdhët në MONOPOLY – Edicioni i Kosovës!
Ku lojtarët mund të kënaqen me pamjet më piktoreske që Kosova i ofron, nga Mitrovica te Newborn-i në Prishtinë: të gjitha mund ti keni! Filloje aventurën me një udhëtim në
Pejë për të vizituar Grykën e Rugovës, duke e vazhduar me një ngjitje në Malet e Sharrit. Eksploro Prizrenin historik ndërsa kur të mungon natyra, vizito Liqenatin për të
përjetuar bukuritë që i ofron. Në këtë edicion special, ju mund të investoni në kompanitë më të mëdha dhe në këtë mënyrë të rrisni profitin tuaj! Hapni
letrat e Shansit dhe Arkës së Komunitetit për shpërblime dhe dënime të papritshme. Bëhuni gati të hidhni zaret dhe të ndërtoni perandorinë tuaj të Kosovës!
Me respekt,
Mr. Monopoly
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Lansohet SOLO, kartela më unike në vend
Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze