Në një tryezë që u mbajt sot në Prishtinë, nga Koalicioni 27- grup i organizatave të shoqërisë civile u rekomandua që të merren vendime për uljen e emetimeve të gazrave serë, përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, kufizimin ose ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike, mbrojtjen rigoroze të akumulacioneve që shfrytëzohen për ujë të pijshëm, si dhe për menaxhimin e ndryshimeve klimatike.
Rekomandimet u bënë gjatë publikimit të raportit “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”, që paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.
Raporti, që u tha se është i pari i llojit të tillë i përgatitur në Kosovë, mbulon pesë tematika kryesore: ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit, mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e pyjeve dhe ndryshimet klimatike. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se mbrojta e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej Qeverive dhe se ka shumë sfida dhe ngecje serioze në secilën fushë.
“Meqenëse Kosova aspiron anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe është nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjes së Gjelbër, ajo do të duhej të merrte përsipër edhe obligimet që dalin nga këto marrëveshje.
Këto kritere kanë të bëjnë kryesisht me reforma dhe përafrim të legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian dhe ndërmarrjen e masave për të ngritur kapacitet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit”, tha gjatë publikimit të raportit Krenare Salihu nga Koalicioni 27.
Në kapitullin për ndotjen e ujit, theksohet se ka mungesë të mbrojtjes adekuate të liqeneve artificiale, lumenjtë e Kosovës janë në një gjendje të mjerueshme për shkak të ndotjes që shkaktohet kryesisht nga derdhja e ujërave të zeza dhe mungesa e impianteve të trajtimit, si dhe mbeturinat industriale dhe ato të ngurta.
Në kapitullin për ndotjen e ajrit konstatohet se Kosova vuan nga ndotja enorme e ajrit, posaçërisht gjatë dimrit, duke paraqitur edhe problem shëndetësor për qytetarët.
Varësia nga lëndë djegëse fosile e sektorit të energjisë dhe transportit në Kosovë kontribuon në këtë problem. “Qeveritë njëra pas tjetrës nuk e kanë prioritizuar këtë çështje dhe rrjedhimisht kanë ndërmarrë hapa të ngadalshëm ose nuk kanë ndërmarrë hapa fare për përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thuhet më tej.
Në kapitullin për mbrojtjen e natyrës, thuhet se Kosova ka biodiversitet mjaft të pasur, me një llojllojshmëri të mirë të florës dhe faunës.
Edhe pse ligjërisht ka të shpallur një sipërfaqe të madhe të zonave të mbrojtura (11. 53% e territorit të saj), mbrojtja e tyre dhe e pasurisë llojore të organizmave të gjallë që jetojnë aty, mbetet ende sfiduese.
Në kapitullin për pylltari theksohet se ndonëse sipas ligjit, pyjet konsiderohen si pasuri kombëtare me rol të rëndësishëm jetësor, në praktikë ato nuk po konsiderohen të tilla, ku si rezultat kemi dëmtime enorme.
Disa prej problemeve kryesore të këtij sektori janë prerjet ilegale, investimet e pamjaftueshme dhe jo prioritare për sektorin e pylltarisë, mungesa e kapaciteteve institucionale dhe kushteve në punë për t’i mbrojtur pyjet, mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse, zbatimi i pamjaftueshëm i akteve ligjore dhe nënligjore, strategjive dhe programeve, si dhe mungesa e shkollimit profesional në sektorin e pylltarisë.
Në kapitullin për ndryshimet klimatike konstatohet se rruga për të arritur caqet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për uljen e emetimit të gazrave serë, duket shumë sfiduese për një shtet të cilit i mungojnë kapacitetet institucionale, strategjia për energjinë dhe ligji për ndryshimet klimatike.
“Mungesa e kapaciteteve institucionale dhe mosmiratimi i këtyre dy dokumenteve strategjike, e lë Kosovën në situatë të mjegullt, ngase ende nuk është e qartë nëse Kosova do të jetë e gatshme që përfundimisht të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit, apo në një skenar tjetër, cilat do të ishin alternativat për të diversifikuar burimet e saj të energjisë”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje