Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Xhemajl Shala, Sadik Shala, Iskender Sale dhe Alban Gashi të akuzuar për shitblerje të narkotikëve dhe vepra tjera penale u dënuan me 26 vite burgim dhe 65 mijë euro gjobë.
I akuzuari Xhemajl Shala është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë euro ( 25,000.00 €).
Ai është dënuar për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope.
I akuzuari Sadik Shala është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në lartësi prej pesëmbëdhjetë mijë €uro ( 15,000.00 €).
I akuzuari Iskender Sale është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë €uro ( 25,000.00 €).
I akuzuari Alban Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 26.03.2019 deri me datën 05.07.2019, për veprën penale Ndihma në kryerjen e veprës penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa në bazë të nenit 364, par.agrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së, lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Gjykata në harmoni me nenin 62 paragrafi 2 nënparagrafi 2.7 dhe 69 të KPRK-së, shqipton Dënim Plotësues – Konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe atë, Sasia e narkotikut e llojit “Heroinë”, në peshë bruto prej 113 kg e 507 gram dhe disa gram Heroinë substancë e kundërligjshme e përdorur për kryerjen e veprës penale, një veturë BMW si dhe disa konfiskime të tjera të cilat janë përdorur për kryerjen e këtyre veprave penale.
“Me aktvendim të veçantë PS.67/19, të datës 27 shtator 2022 gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 2, 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarve XH.SH, S.SH dhe I.S, ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S’ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Inteligjenca Artificiale për Njerëzimin, Kurti: Inovimi etik në Epokën e Inteligjencës
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
PZAP gjobit Koalicionin për Familje për përdorim të gjuhës anti-LGBTI+
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!