Eksperti i sigurisë kibernetike në Shqipëri, Fabian Zhilla, ka folur rreth sulmeve kibernetike nga hakerë iranianë kundër Shqipërisë.
Zhilla tha se hakerët iranianë kanë arritur që të futen në databazat e rëndësishme të Shqipërisë.
“Fatkeqësisht hakerët iranianë kanë arritur që të futen në databazat e rëndësishme, siç është databaza e “e-Albania” ku është gjithë aktiviteti që mund të kryejnë shtetasit shqiptarë në lidhje me administratën publike. Pra janë një sërë shërbimesh që ne kryejmë online dhe ata kanë arritur që ta hakojnë dhe mendohet që t’i kenë marrë të gjitha të dhënat. Ndërkohë, janë futur edhe në sistemet e tjera të cilat lidhen me policinë e shtetit, siç është sistemi TIMS, sistemi TIMS është regjistrimi që i bëhet çdo qytetari që hyn edhe del nga shteti shqiptar, por mendohet që të kenë goditur edhe sisteme të tjera” – ka thënë ai teksa ka përmendur se cak i sulmeve kanë qenë edhe disa prej organeve shtetërore.
“Shqetësimi është që janë goditur edhe ueb faqet e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme, janë hakuar email-et edhe të ish-drejtorit të Policisë i cili ishte edhe drejtues i anti-terrorit dhe jo pa qëllim hakerët iranianë nxorën një listë me email-e duke u nisur nga emaili i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, i cili është targetuar sepse ka qenë një ndër drejtuesit e operacioneve të anti-terrorit ndaj grupeve të spiunazhit iranian” – ka potencuar Zhilla.
Eksperti gjithashtu ka folur edhe rreth disa shërbimeve në Shqipëri të cilat ende kanë probleme në funksionim si pasojë e hakimeve nga Irani.

“Ka disa shërbime (që mund të mos punojnë) sepse ndryshon me ditë, mund të ndodhin që të kenë edhe defekte, sepse ekspertët tanë tani po merren me serverët, me sistemin për të parë edhe ku janë problemet. Për shembull sistemi që lidhet me bërjen e pasaportave nuk funksionon për momentin. Ata nuk dhanë shpjegime, por shpjegimi i vetëm që dhanë është ‘Jemi duke u marrë me sigurinë e sistemit për mbrojtjen e të dhënave’ dhe e mbyllën tërësisht” – është shprehur Zhilla.
Ai ka shtuar se kjo gjendje nuk e përfshin vetëm Shqipërinë por duhet të shihet në kontekstin gjeopolitik që ndodhet e gjithë pjesa shqiptare.
“Po synohet që Shqipëria të destabilizohet, por nuk mendoj që është thjesht Irani dhe Shqipëria, kjo duhet parë në kontekstin gjeopolitik që ndodhet e gjithë pjesa shqiptare, pra përfshirë Kosovën, sepse edhe Kosova ka qenë objekt i sulmeve…” – ka vijuar ai.
Lidhur me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kishte pasur reagime edhe nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC).
Ky Këshill e ka dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.
Sipas një reagimi në Twitter, WHNSC ka thënë se e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi