LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët me fitimet më të mëdha në skenën profesionale të video-lojës League of Legends

Lojtarët me fitimet më të mëdha në skenën profesionale të video-lojës League of Legends

Skena profesionale e video-lojës League of Legends është njëra ndër më të pëlqyerat dhe më të shikuarat sa i përket eSports.

Edhe në skenën profesionale të League of Legends lojtarët fitojnë shuma të mëdha, nga turnetë profesional të cilët ata marrin pjesë si dhe nga sponsorët e tyre dhe organizata.

Shuma e fitimeve të cilën e ka arritur një lojtarë i vetëm gjatë karrierës së tij në League of Legends kalon shumën e një milion dollarëve.


League of Legends renditet në vendin e katërt sa i përket çmimeve të shpërndara nga turnetë profesional në skenën e saj.

Turneu i cili ka shpërndarë çmimin më të madh në histori të League of Legends, është Kampionati Botëror i vitit 2018, me gjithsej 6.4 milion dollarë shpërblime.

Më poshtë e gjeni listën me pesë lojtarët me fitimet më të mëdha në skenën e League of Legends sipas esportsearnings:

5. Bae Sung-woong, i njohur më mirë si Bengi, është një ish-lojtar profesionist i League of Legends nga Korea e Jugut dhe trajner aktual për ekipin T1.
Bae është një nga dy lojtarët e vetëm që ka fituar tre herë Kampionatin Botëror të League of Legends, duke e bërë këtë në 2013, 2015 dhe 2016.

Shuma e fitimeve të Bengi arrin vlerën rreth 810 mijë dollarë.

4. Lee “Wolf” Jae-wan është një lojtar korean në pension i cili së fundmi ka luajtur si “Support”për SuperMassive eSports, ai është më i shquar për kohën e tij të udhëtimit me Bang në ekipin SK Telecom T1, duke fituar 2 tituj radhazi të Kampionatit Botëror, Wolf tani është një transmetues dhe krijues i përmbajtjes për T1.

Shuma e fitimeve të Wolf arrin vlerën 913 mijë dollarë.

3. Bae “Bang” Jun-sik  është një lojtar korean i pensionuar, i cili tani është transmetues dhe krijues i përmbajtjes për T1.

Shuma e fitimeve të Bang arrin vlerën 915 mijë dollarë.

2. Lee ” Duke ” Ho-seong ish-lojtar profesionist i League of Legends nga Korea e Jugut, tani lojtarë i pensionuar, është lojtari i vetëm që ka fituar 2 kampionate botërore me dy organizata të ndryshme dhe duke luajtur nga dy rajone të ndryshme, duke fituar Botërorët 2015 me SK Telecom T1 dhe 2018 me Invictus Gaming.

Shuma e fitimeve të Duke arrin vlerën rreth 954 mijë dollarë.

1. Lee “Faker” Sang Hyeok është një lojtar korean i League of Legends, Lee është një nga dy lojtarët e vetëm që ka fituar tre herë Kampionatin Botëror të League of Legends , duke e bërë këtë në 2013, 2015 dhe 2016, ai ka fituar gjithashtu Kampionatin All-Star Paris 2014, turneun e ftesës në mes të sezonit në 2016 dhe 2017 , dhe Kampionatin Botëror IEM në 2016.

Shuma e fitimeve të Faker arrin vlerën 1.3 milion dollarë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori