LAJMI I FUNDIT:

Cara Delevingne mbërrin në Javën e Modës në Paris, pak pas fotografive të çrregullta të saj

Cara Delevingne mbërrin në Javën e Modës në Paris, pak pas fotografive të çrregullta të saj

Cara Delevingne u pa të hënën teksa mbërriti në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris për javën e modës të qytetit.

Modelja 30 vjeçe kishte vënë një maskë për fytyrën, duke veshur një kostum me kuadrate për pamjen, shkruan DailyMail.

Por mbërritja e saj atje vjen pas një sërë sjelljesh të çrregullta, duke përfshirë një incident të fundit në aeroportin “Van Nuys” – ku ajo u shfaq e turbulluar ndërsa përgatitej të hipte në avionin privat në pronësi të reperit Jay-Z.


Incidentet dyshohet se kanë ngjallur shqetësim për mirëqenien e saj personale – me pretendimet që qarkullojnë se familja e saj do të organizojë një ndërhyrje.

Me të mbërritur në qytetin e modës, Cara kishte veshur një palë pantallona të qepura me dizajne të ndryshme marine, të kuqe dhe të bardhë me kuadrate në secilën këmbë.

Ajo i kombinoi pantallonat me një xhaketë sportive të të njëjtit dizajn, duke e kombinuar atë me një bluzë të thjeshtë të bardhë me mëngë të gjata.

Vendasja nga Londra e përfundoi pamjen me një palë këpucë të zeza me lidhëse – duke i mbështjellë kufjet rreth qafës për udhëtimin e saj.

Dhe ylli ishte pothuajse e panjohur në fotografi, duke i shtuar pamjes një palë syze dielli dhe maskë kundër COVID-19.

Duke kaluar nëpër aeroport, ajo mbajti kokën ulur dhe sytë e fiksuar në celularin e saj.

Cara mbërriti në kryeqytetin francez për ditën e parë të javës së modës, ku ikona të stilit si Naomi Campbell dhe Bella Hadid u ngjitën në pasarelën e markës “Burberry”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori