Me moton “Tash edhe më lehtë“ Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, me ç’rast u mbajt edhe një diskutim me kryetarët e komunave, ku u tha se Kosova radhitet më së miri në rajon sa i përket llogaridhënies dhe transparencës komunale.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku u shpreh se qasja në dokumente publike është krucial për një shoqëri të hapur dhe demokratike.
Ajo theksoi se përmes kësaj konference synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e publikimit me vetiniciativë të dokumenteve publike për komuna të hapura dhe transparente.
“Sivjet me moton ‘tash edhe më lehtë‘ Agjencia për Informim dhe Privatësi fillon javën e informimit me konferencën e sotme bashkë me ju kryetarë të komunave dhe përfaqësues me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e publikimit me vetiniciative të dokumenteve publike, për komuna të hapura, transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve tuaj. Qasja më e lehtë në dokumente publike e përmes saj edhe përfshirja e qytetarëve në qeverisjen lokale është një element krucial për në shoqëri të hapur dhe demokratike. Prandaj, sivjet moton e kemi ‘Tash edhe më lehtë‘ për çka ne edhe presim një publikim proaktiv me vetë iniciativë nga ana juaj në mënyrë që t’i përfshini qytetarët tuaj në vendimmarrje, por edhe t’u bëni atyre jetën më të lehtë“, theksoi ajo.
Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl tha se si mision kanë mbështetur institucionet e Kosovës në avancimin e qasje në dokumente publike.
Wahl ka përgëzuar komunat e Kosovës për respektimin e ligjit për qasje në dokumente publike.
“Kjo tregon zotimin tuaj për të siguruar realizimin e të drejtës së qytetarëve për qasjen në dokumente publike. Roli juaj për të siguruar një qeverisje pjesëmarrëse dhe transparente përmes ofrimit të qasjes në dokumente publike është me rëndësi publike…Përgëzoj komunat për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike, për emërtimin e zyrtarëve përkatës për të lehtësuar implementimin e ligjit për qasje në dokumente publike. Në të njëjtën kohë Agjencia roli i asaj për të ruajtur të drejtën e qytetarëve për qasje në dokumente publike është po aq e rëndësishme për të siguruar transparencën e vetë institucioneve publike”, u shpreh Wahl.
E drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi u shpreh se Kosova radhitet më së miri sa i përket transparencës dhe llogaridhënies nga ana e komunave.
Ibrahimi theksoi se ëeb faqet e komunave deri vonë nuk kanë qenë aq funksionale, por tash qëndrojnë shumë më mirë.
“Kosova radhitet lartë sa i përket transparencës, llogaridhënies ndaj qytetarit të Kosovës. Reformat të cilat kanë ndodhur sa i përket legjislacionit që prek kompetencat e komunave 2007-2008 që kryetari i komunës të jetë më afër qytetarit sepse kemi zgjedhje të drejtpërdrejta. Të gjitha komunat e Kosovës ëeb-faqet e tyre i kanë funksionale bashkëpunimi është korrekt me nivelin qendror në këtë rast me Agjencionin për Informim dhe Privatësi dhe sa i përket zbatimit të ligjit mbi qasjen në dokumente zyrtare mundohen që ta bëjnë të pamundurën….1Në asnjë rast deri më tani nuk ka ndodhur që qytetarët e Kosovës apo OJQ që janë të angazhuara për mbrojtjen e interesit të një grupi të caktuar të mos përfshihen në hartim të rregulloreve komunale që prekin interesat e atij grupi…Nëse e marrim dhe krahasojmë se çka ka ndodhur sa i përket transparencës, llogaridhënies përgjatë këtyre viteve mund të themi se jemi më të mirët në rajon”, theksoi Ibrahimi.
Në bazë të një raporti nga Agjencia për Informim dhe Privatësi të prezantuar nga Valon Kryeziu, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të agjencisë, thuhet se ky institucion ka pranuar numrin më të madh të ankesave për komunën e Prishtinës, gjithsej 17 sosh kryesisht nga individë dhe organizata joqeveritare.
E pas Prishtinës me numrin më të madh të ankesave renditet Kaçaniku.
“Ndaj komunës së Kllokotit është paraqitur 1 ankesë, ndaj komunës së Zveçanit 1 ankesë, ndaj komunës së Deçanit, 1 ankesë, ndaj komunës së Rahovecit 3 ankesa, ndaj komunës së Vushtrrisë 3 ankesa, ndaj komunës së Mitrovicës 2 ankesa, ndaj komunës së Zubin Potokut 1 ankesë, ndaj komunës së Leposaviqit 1 ankesë, ndaj komunës së Shtërpcës 1 ankesë, ndaj komunës së Dragashit 1 ankesë ndaj së Ranillukut 1 ankesë, ndaj komunës së Junikut 1 ankesë, ndaj komunës së Novëbërdës 2 ankesa, ndaj komunës së Graçanicë 1 ankesë, ndaj komunës së Podujevës 4 ankesa, ndaj komunës së Klinës janë paraqitur 3 ankesa, ndaj komunës së Kamenicës janë paraqitur 3 ankesa, ndaj komunës së Prizrenit janë paraqitur 3 ankesa, ndaj komunës së Prishtinës janë paraqitur 17 ankesa, ndaj komunës së Parteshi 1 ankesa, ndaj komunë së Kaçanikut 6 ankesa”, theksoi ai.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në kuadër të shënimit të Javës për Qasje në Dokumente Zyrtare ka organizuar një sërë aktivitetesh. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025