Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në pjesët qendrore të qytetit, ndërsa rrugët dytësore, apo ato të lagjeve, më shumë se dy dekada nuk janë asfaltuar. Banorët shprehen se, për herë të fundit nuk e mbajnë mend se kur është asfaltuar apo rregulluar e gjithë rruga në pjesën më të madhe të lagjeve të qytetit. Në këtë rrugë që jemi, për herë të fundit thonë s’është asfaltuar në vitin 1994.
“Kjo rrugë është asfaltuar së fundmi në vitin 94, dhe asnjëherë më aspak. Veç bëjnë riparime të vogla, gjitha vet i bëjmë ne të lagjes, me pllaka me gjëra. Komunën e porosis që të paktën këto t`i riparojnë ku është më së keqi nëse munden, nëse s’munden komplet rrugën të paktën këto gropa ti bëjnë”, tha një banor.
“Të të them të drejtën, se mbaj mend, gjatë kohës Titos apo para tij kur ishte ai në funksion. Komuna le ti hap sytë pak për popullin”, u shpreh një banor tjetër.
“Asnjëherë s`është bë komplet, moti kohë ka. Vetëm kështu me të shtuar asfalt pak këtu pak atje”, shtoi një tjetër banor.
Pas reagimit të banorëve, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami theksoi se riparimi i rrugëve dytësore tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë edhe pas sezonit të dimrit
“Ne këtë vit riparuam dhe vazhdojmë të riparojmë disa rrugë por shkaku se bëhet fjalë për një infrastruktura të zgjeruar të rrugëve dhe unë kam planin në tavolinën time se bëhet fjalë për një investim 1.2 milion euro, sanimi i gjitha rrugëve kryesore dhe dytësore në Tetovë. Ne një pjesë e realizuam këtë vit por një pjesë e konsiderueshme do del në vitin 2023 që të parashihen mjete dhe të vazhdojmë me të njëjtën dinamik”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Përveç rrugëve dytësore të qytetit të Tetovës, në gjendje të mjerueshme janë edhe rrugët nëpër disa fshatra të malësisë së Sharrit, si dhe rruga për tek vilat në Kodrën e Diellit, që me vite të tëra presin riparimin./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?