LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Mbrëmjen e së premtes e fillojmë me kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, z. Sheqer Ukaj, ku do të diskutohet rreth sektorit të drurit.

Pas intervistës, trajtohet stagflacioni pasi që jo rrallë herë kohëve të fundit na ka rënë të dëgjojmë të flitet për ngritjen e çmimeve, gjë që i ka bërë pothuajse të gjithë tashmë të njohur me termin “inflacion”. Mirëpo ndoshta pak e kemi dëgjuar fjalën ‘stagflacion’, e që është një kombinim i dy termave: Stagnacion dhe Inflacion.

Në lidhje me këtë, profesori Mustafa flet rreth asaj se a pritet që Kosova në të ardhmen e afërt të përfshihet në një situatë të tillë dhe çfarë veprime duhen ndërmarrë për të evituar rritjen e mëtutjeshme të inflacionit dhe rënien e ekonomisë.

Ndërsa në fund, intervista në studio me Astrit Rexhajn, drejtor ekzekutiv në KIMERK për të diskutuar për sfidat aktuale të krizës me mungesën e fuqisë punëtore.

Andaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”.

Artikull i sponzorizuar