Poezi nga: Stephen Spender
Përktheu: Fadil Bajraj
O i huaj, ti që fsheh dashurinë time
Në faqen e lakuar nga buzëqeshja
E fle me të në gjuhë
Të rrenave të buta që gënjejnë,
Ekstazën tënde parajsore
Është e arsyeshme është e arsyeshme
Me uri të të gjitha bishave përposh
Resë së varur
Kush do t’i rrëmbejë kënaqësitë e shpejta vrapon
Para se dielli i tyre i çastit
Të jetë i errësuar nga vdekja.
Lehtas, lehtas nga ëndrra ime
Ajo i vodhi betimet tona të vesës për t’i thyer
Mbi ditën që tretet në shi
Që dashurinë tjetër ta marrë;
Pabesia e saj e lumtur e lumtur
Qe e arsyeshme qe e arsyeshme
Derisa nevojat natyrale të mendjes
Ulërijnë për t’u kënaqur
Dhe ajo kurrë nuk la mangu
Asnjë kënaqësi të mundshme
Të ndonjë përvoje të re.
Unë, që qëndroj nën pemën
E mallkuar me jetë të gjelbër
Të gazit veror të prerë nga unë
Me thikë vetë-arsyetuese,
Në mjerimin tim të dëbuar
Qe e arsyeshme qe e arsyeshme
Nëse në dy jeta kam përgjuar
Ose ndëshkuar me vetëvrasjen time
Apo e kam mbytur mëshirën në zemrën time
Apo të dy jetat tjera t’i kem ndarë
Që ta bëj botën të paguaj atë që kam paguar unë.
Oh, por duke supozuar se po ngjitem
Fillikat për në dhomën e lartë të reve
Me shkallaret e kohës
E shtrihem në shtrat vetë
Dhe të nduk pendla prej krahut
E të dëgjoj botën poshtë
E të shkruaj në muret e larta me tapeta
Gjithçka dhe çdo gjë
Që di dhe që nuk di!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër nga Lirët e mëdhenj të gjallë flasin për rolin jetësor
Jeta e “panjohur” dhe fati i pasardhësve të familjes së Naim Frashërit
Molla e Kuqe
Historia e Petro Bua Shpatës dhe prania e tij në tablotë e piktorëve të mëdhenj
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1918, 1928, 1938… 2018! (Foto)
Shqipja dhe greqishtja në lashtësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United