Ministri Latifi në spitalin më të madh në Athinë, dakordohen për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Kosovës
Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Greqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, me ftesë të homologut të tij grek, i shoqëruar nga Ministrja alternative e Shëndetësisë së Greqisë, Dr. Mina Gaga, sot ka vizituar spitalin më të madh në Athinë, ‘Sotiria’, ku u takua me përfaqësuesit dhe udhëheqësit klinik të këtij spitali
Në këtë takim bashkëbiseduesit janë pajtuar për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Republikës së Kosovës, për subspecializime në Kirurgjinë Torakale, ku bëhen mbi 1500 operacione të avancuara të mushkërive në vit, dhe në Pulmologjinë e avancuar, ku bëhen më shumë se 2500 procedura invazive diagnostike në vit.
Me këtë rast, Ministri Latifi, falënderoj përfaqësuesit e spitalit ‘Sotiria’ për ofrimin e bashkëpunimit dhe këtë ndihmë të madhe, që do të avancojë këto dy fusha shumë të rëndësishme për shëndetësinë e Kosovës.
Ministri Latifi dhe Ministrja alternative Gaga, u dakorduan që në ditët në vijim të konkretizohen edhe fushat tjera të bashkëpunimit me interes te përbashkët.
Dje, ministri Latifi, ka ftuar homologun e tij grek për të vizituar Kosovën, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, gjë të cilën Ministri grek e ka pranuar me kënaqësi.
Më tej, ministri Latifi ka vizituar edhe spitalin për “Nënë dhe Fëmijë”, Mhetpa, që ofron të gjitha shërbimet për fëmijët me probleme kardiake, ku u taku me drejtorin e Klinikës së Kariologjisë Pediatrike, Dr. George E.Sarris. Ai vizitoje edhe kujdesin intensiv të neonatologjisë me i avansuari ne Greqi.
Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Kardiokirurgjise Pediatrike, në veçanti mundësia e shkëmbit të ekspertëve të të dyja vendeve.
Ndërkohë, kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht homologun e tij grek dhe institucione tjera shëndetësore të Greqisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit