Abedin Sogojeva, i njohur si Komandant Dini, ua kishte lënën amanet familjarëve të tij që kur të vdiste, ta varrosin në varrin e ushtarit të tij, dëshmorit Ferid Curri.
“Duhet me u mburr që i ke pas këta trima..”, në këtë mënyrë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare, po i shprehte ngushëllime familjes Curri për rënien e dy djemve në luftën e Kosovës.
Ngjarje kishte ndodhur në prill të viti 1999, në Burrel të Shqipërisë.
Atëbotë, familja Curri kishte marr lajmin se dy djemtë e tyre, Ferid e Petrit Curri, kishin rënë dëshmorë në Grabovc të Poshtëm të Fushë Kosovës.
Të pamen familja e kishte hapur në Shqipëri. Por, ku lufta mbaroi, kjo ngjarje mori një trajektore të jashtëzakonshme.
Pjesëtarët e familjes Curri kur u kthyen në Kosovën e lirë, e kuptuan se dëshmor kishte rënë njëri djalë i tyre, Feridi, ndërsa Petrit u kishte shpëtuar plagëve të rënda.
Me gjithë këtë ngjarje është shumë i familjarizuar veterani i luftës Andan Sogojeva.
Ai rrëfen se si ishte kuptuar që Petrit Curri, kishte shpëtuar nga plagët e luftës.
“Pas përfundimit të luftës, familja kur kthehen në Kosovë, e kuptojnë që njërin nga djemtë është vetëm i plagosur, behët fjalë për Petritin, i cili i shërben Policisë, dhe kur kthehen në shtëpinë e tyre në Mazgit e shohin që Petriti është i gjallë që i ka mbijetu plagëve. Mirëpo, e kuptojnë që vetëm njëri nga djemtë e tyre ka rënë dëshmor”, ka rrëfyer Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.
Adnan Sogojeva – veteran i UÇK-së
Babai i Adnanit, Abedin Sogojeva, i njohur si komandant Dini ishte udhëheqës i togut ku bënin pjesë vëllezërit Curri.
“Baba jem (Komandanti) dhe Feridi kanë pasur një lidhje speciale. Feriti ka qenë njëri nga ushtarët që ka qenë i pandashëm me babin, në betejën në Gllanasellë, Gradicë, në të gjitha luftimet që kanë qenë në territorin e Brigadës 114. Momenti kur ka ra Feriti ndoshta ka qenë hera e parë që ka qenë shumë i lënduem. Ka qenë një lidhje speciale dhe siç ka qenë kjo lidhje e veçantë konsideroj që edhe amaneti ka qenë i natyrshëm”, ka shtuar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.
Në varrin që tani pushon trupi i Komandant Drinit, fillimisht ishte varrosur dëshmori Ferid Curri.
Adnani ka treguar amanetin e veçantë të babit të tij.
“Babi im, njëherësh komandanti i im dhe komandanti i Feridit, gjatë vitit 2007 ka vdekur dhe një ndër amantetet e tij ka qenë: ‘Nëse vdes më varrosni në varrin e Feridit. Dhe si rrjedhojë e kemi varros aty dhe sot trupi i tij pushon në varrin ku ka qenë i varros dëshmori Ferid Curri”, ka përfunduar Adnan Sogojeva, veteran i UÇK-së.
Shtëpia e Komandat Dinit, ka shërbyer edhe si shtab i ushtarëve të UÇK-së të Grabocit të Poshtëm.
E pak me poshtë se kjo shtëpi është edhe një pllakë përkujtimore për luftën dhe rënien heroike të Ferid Currit me 15 prill të vitit 1999. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje