“Digjitalizimi i Doganës ka rëndësi të madhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë. Me fillimin e procesit skrining, dixhitalizimi i doganës do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrjen raportit pozitiv në pjesën e politikave në fushën e Doganës dhe si bazë për funksionimin e tregut të përbashkët”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ngjarjen “Digjitalizimi i doganës në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe kontrollit më efektiv”, organizuar nga Drejtoria Doganore.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të më shumë se pesëdhjetë kompanive, si dhe përfaqësues të odave ekonomike, para të cilëve drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov, prezantoi projektet për transformimin digjital të punëve doganore, të cilat janë pjesë integrale të Planit aksional për zhvillim të Drejtorisë Doganore në tri vitet e ardhshme.
“Digjitalizimi përmirëson efikasitetin dhe të hyrat, njëkohësisht luftohet ekonomia gri. Këta janë faktorët kyç për ekonomi të suksesshme tregtare”, theksoi Besimi.
Besimi theksoi se me digjitalizimin e Doganës, përmes përmirësimit dhe avancimit të sistemeve, do të mundësohet lëshimi automatik i mallrave në qarkullim të lirë për një orë; shërbimet e reja elektronike, parashtrimi i kërkesave në mënyrë elektronike dhe lëshimi i lejeve doganore, shërbimi i ri i pagesës elektronike të kompensimeve dhe sistemi i ri për kontrollin e lejeve të transportit.
Ai, njëherazi theksoi rëndësinë e projektit Twinning “Përmirësimi i arkëtimit të të hyrave, politikës tatimore dhe doganore”, të cilin Drejtoria Doganore e zbaton së bashku me MF-në dhe DAP-in. Realizimi i suksesshëm i këtij projekti, por edhe i projekteve të tjera të DD-së ka rëndësi të jashtëzakonshme për ta theksuar performancën e këtij institucioni.
“Reformat në Doganë kanë vend të rëndësishëm edhe në Programin e reformës së financave publike, i cili parashikon përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe shërbimeve doganore, luftën kundër mashtrimeve doganore, si dhe përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë përmes vendosjes së konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar. Me këtë sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave dhe shërbimeve në rajon për poseduesit e licencave për operator ekonomik të autorizuar”, theksoi Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova