LAJMI I FUNDIT:

Video-loja Sims 4 do të jetë falas në muajin tetor

Video-loja Sims 4 do të jetë falas në muajin tetor

Pothuajse tetë vjet pasi erdhi në kompjutera personal, Sims 4 do të jetë falas.

Duke filluar nga 18 tetori, botuesi EA nuk do të tarifojë për shkarkimin e lojës bazë për Mac, PC, PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One dhe Xbox Series X.

Ata që kanë paguar plotësisht për edicionin origjinal ose zgjedhin ta blejnë lojën përpara datës 17 tetor, do të marrin si dhuratë paketën e ardhshme Desert Luxe. DLC vjen me mijëra mobilie me temë shkretëtirën jugperëndimore.


EA ka lëshuar 12 zgjerime për The Sims 4 deri më tani, dhe ata që presin që loja të bëhet falas do të humbasin një sërë veçorish që e bëjnë atë tërheqëse në vitin 2022. Për shembull, pa instaluar DLC Cats&Dogs, nuk do të ketë mace dhe qen.

EA pretendon se zhvilluesi Maxis është më i përkushtuar se kurrë për të zhvilluar një përvojë të re dhe kuptimplote për lojtarët.

Gjithashtu, EA dhe Maxis do të mbajnë një transmetim të drejtpërdrejtë më 18 tetor, kur do të ndajnë detaje rreth asaj se çfarë do të presë e ardhmja për ekskluzivitetin e njohur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori