LAJMI I FUNDIT:

Kur tradicionalja bashkohet me modernen, Ford prezanton gjeneratën e shtatë të Mustang

Kur tradicionalja bashkohet me modernen, Ford prezanton gjeneratën e shtatë të Mustang

Me gjeneratën e shtatë të veturës më të avancuar sportive në botë, pjesë e këtij rrëfimi mbetet ndërruesi manual dhe motori 5 litërsh V8 për të gjithë ata shoferët tradicional që janë të apasionuar pas fuqisë së madhe.

Bëhet fjalë për Ford Mustang të gjeneratës së shtatë, të cilin në Dearborn janë munduar ta ripërtërijnë bazuar në atë nëpër çfarë kanë kaluar shoferët gjatë pesë dekadave.

Mustang edhe kësaj radhe do të ketë dy karroceri të ndryshme Coupe dhe Kabriolet, kurse motori nën kapao mund të jetë edhe më i vogël, ai 2.3 litërsh EcoBoost. Ndërkaq ai më i fuqishëm është 5 litërsh V8 (Coyote).


Nga Ford akoma nuk janë deklaruar lidhur me të dhënat teknike dhe performansën që ofrojnë motorët e lartcekur, por dihet se blerësit në rastin e motorit më të vogël mund të llogarisin në ndërruesin automatik me dhjetë shpejtësi.

E për atë V8 si opsion është edhe ndërruesi automatik, pasi që ka edhe prej atyre blerësve që përpos manualit do të kërkojnë diçka moderne.

Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme, kurse brenda kabinës është monitori 12.4-inç, i cili bashkohet me një tjetër 13.2 të sistemimt multimedial me rezolucion të lartë. Kjo veturë prodhon 500 kuaj-fuqi. /Telegrafi/