LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Klinë

Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Klinë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit me inicialet F.SH., i dyshuar për dhunimin e një të miture në Klinë.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe  lehtësisht mund t’i shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij.


Pas Istogut, një tjetër rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur ndaj një të miture në Klinë - policia ka arrestuar të dyshuarin
Lexo po ashtu Pas Istogut, një tjetër rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur ndaj një të miture në Klinë - policia ka arrestuar të dyshuarin

“Duke shtuar këtu faktin  se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i  njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qellim të shmangies se përgjegjësisë,  nëse i pandehuri lihet ne liri ekziston rreziku potencial se i njëjti mund të ik, të fshihet dhe  me këtë rast ti shmanget organeve gjate zhvillimit te procedurës”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu, duke pasur  parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit,  gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të  ike dhe kështu ti shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe  rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që vepra është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston  rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”.

Telegrafi ka mësuar se e mitura që dyshohet se u dhunua në Klinë është 14 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori