LAJMI I FUNDIT:

Presidentja hungareze sot qëndron në Kosovë, mbyllen përkohësisht disa segmente rrugore

Presidentja hungareze sot qëndron në Kosovë, mbyllen përkohësisht disa segmente rrugore

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në orën 09:00.

Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku do të pritet me gardën ceremoniale.


Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori