LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi reagon pasi u bë baba për herë të parë: Ndjenja më e bukur në jetë

Robin Krasniqi reagon pasi u bë baba për herë të parë: Ndjenja më e bukur në jetë
Foto: Facebook

Boksieri i njohur nga Juniku, Robin Krasniqi, sot (12 shtator) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij, modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, mirëpritën një djalë.

Lajmi u konfirmua nga vëllai i Robinit, gjersa një reagim së fundmi u bë edhe nga vet sportisti.


Foto: Screenshot/Facebook

Në fotografitë që ka ndarë me partneren në Facebook, Krasniqi shprehet i lumtur dhe me plot emocione për ardhjen e fëmijës.

Robin Krasniqi bëhet baba për herë të parë
Lexo po ashtu Robin Krasniqi bëhet baba për herë të parë

Postimi i plotë i Robinit (pa ndërhyrje):

“Falenderimi i Takon Zotit

Sod une u bera Babe

Zoti ma mundesoj te kem qe nga sod nje Djale..

Ma mundesoj qe enderren me te bukur ne jet ta realizoj dhe ta perjetoj, e sod e mbaj ne duart e mija per her te par dhe nuk ju besoj syve te mi…

Ndjenja me e bukur ne jete qe me ben te dal nga vetja ishte takimi i par me ty, kur ti pash syt e tu per her te par jem une u përmbusha”. /Telegrafi/