LAJMI I FUNDIT:

Si të vendosësh veten si shitës apo përfaqësues ekspert i kompanisë tënde?

Si të vendosësh veten si shitës apo përfaqësues ekspert i kompanisë tënde?

Të vendosësh veten atje si një shitës apo përfaqësues ekspert i kompanisë tënde është një rrugëtim. Si çdo rrugëtim, disa mund të arrijnë në destinacionin e tyre më shpejtë se sa të tjerët. Por ka disa udhëzime që çdo shitës ekspert ose përfaqësues në rrugëtimin drejtë suksesit të tyre duhet t’i ketë për të ndërtuar atë besueshmëri standarde në mënyrë që të bëhet i dashur nga audienca e tij dhe t’i mbajë ata klientë aktiv.

Arti i pozicionimit të vetes është jetik, le të zhytemi në këta ndërtues bazë të besueshmërisë sot.

Gjërat që potencialisht tregojnë se keni shenjën e një eksperti. Ato mund të duken të qarta, por me shumë mundësi nuk do të merreni seriozisht nëse nuk i keni këta tregues në vend:

1- Hapni adresë emaili profesionale: përfshini emrin e biznesit në domain-in tuaj. p.sh.:

emri@emiriibiznesit.com;

2- Investoni në një kartëvizitë cilësore: a ke mbajtur ndonjëherë një kartëvizitë vetëm sepse duket e mrekullueshme?;

3- Sigurohu që ta njohësh produktin apo shërbimin që shet deri në detajet me të vogla;

4- Flisni për punën tuaj me shumë entuziazëm dhe me shumë dashuri pa marrë parasysh me

kë bisedoni;

5- Sa më shumë që vlerësoni punën tuaj, aq më shumë do të vlerësojnë dhe respektojnë familjarët, miqtë, kolegët dhe klientët;

6- Ti je ambasador i kompanisë, andaj paraqitu në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar nga: veshmbathja e duhur, qëndrimi profesional, mënyra e komunikimit, vlera që i shtoni. Mos harro: Ti je amabsador dhe sillu si i tillë;

7- Investo në zhvillimin tënd personal dhe profesional, lexo libra, ndjek trajnime, seminare dhe konferenca. Në secilën prej tyre, ke një mundësi të jashtëzakonshme për tu takuar me profesionistë mendje hapur të lamive të ndryshme për mundësi bashkëpunimi.

Ndiq këto këshilla me disiplinë dhe ndërto standardet tuaja të shërbimeve dhe si të vendosni veten si autoritet i kategorisë.

Për të ngritur aftësitë profesionale tuaja dhe të stafit tuaj në këtë fushë, ku jeni aktualisht si ekspert, caktoni një termin në

sales@denisgafuri.com | +383 49 893 888 | +383 49 893 693

Artikull i sponzorizuar