Nga: Beqir Sina
Unë jam pak a shumë si Jezu Krishti. U linda dhe u rrita në një barakë larg syve të njerëzve, i përndjekur qysh në bark të nënës. Njëlloj si prindërit e Jezusit, edhe prindërit e mi u detyruan të ikin nga vendlindja për të shpëtuar jetën e tyre dhe timen. Babai u arratis, nëna u internua.
Jetova 33 vjet në Ferrin e Savrës, dhe thuajse po aq në lirinë e Amerikës. Gjysma e parë e jetës time iku baltrave dhe moçaleve. Kur erdhi dita që vuajtjet e mia mbaruan, unë kisha moshën e Jezusit. Natyrisht, nuk isha i rëndësishëm si Krishti, por ashtu si ai, kërkova dinjitet, drejtësi dhe liri për veten e për familjen, ndërkohë që barabajtë e diktaturës dhe profetët e rremë bënin kërdinë në Shqipëri.
E nisa jetën në kampin e internimit të Savrës në Lushnjë, mu në mesin e viteve të komunizmit shqiptar. Barakat atje fusnin acarin e dimrit dhe zhegun e verës, fëmijët zhgjyheshin në lluce, pleqtë ishin të drobitur dhe nënat me sy të lodhur. Kjo ishte vetëm një pjesë e shkretimit të përgjithshëm që solli ai sistem i pamëshirshëm. Kujtesa ime është e ngarkuar me ngjarje, që rrojnë me mua prej shumë dekadash.
Ndonjë episod edhe do ta harroja më vonë, por nuk do të më hiqeshin nga mendja kurrë njerëzit, që jetuan bashkë me mua aty. Ekzistenca jonë në Saver ishte një anomali e thellë. Jetonim si në një koloni, larg njerëzve që e quanin veten normalë e që ne na quanin anormalë. Më shumë se sa për veten, më vinte keq për familjen time. Kur shikon të vuajë dikë që ti e do me shpirt, kjo të mëson shumë në jetë. Por, kur ti nuk bën dot më tepër për t’ia lehtësuar mundimet, kjo të dëshpëron.
Sot, kur hedh vështrimin prapa dhe kujtoj ato kohë, habitem se çfarë ligësie është e aftë të pjellë qenia njerëzore. Me këtë libër dua t’u them më të rinjve që të mos humbin drejtim dhe kurrë të mos e harrojnë vlerën e lirisë.
Pasi emigrova në Amerikë jeta ime ndryshoi rrënjësisht dhe unë u shndërrova nga rob i diktaturës në rob i lirisë. Atje takova presidentë e kongresmenë, por mbi të gjitha njoha shumë njerëz patriotë e të mençur dhe kuptova se thelbi i Amerikës është që njeriu të jetojë si njeri. Kjo është e thjeshtë të thuhet, por e vështirë të realizohet. Amerika, – ka thënë Dwight Eisenhower – mund të përshkruhet më së miri me një fjalë të vetme dhe ajo fjalë është liria.
Liria është si ajo dritarja e hapur, përmes së cilës hyn drita e diellit, që përfaqëson shpirtin dhe dinjitetin njerëzor.
Kjo dritare nuk duhet të mbyllet kurrë, por për këtë duhet luftuar. Çështja është, a luftojmë sa duhet?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

A janë të gjitha pikturat politike?
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
Italianët që projektuan Tiranën moderne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi