LAJMI I FUNDIT:

Totti thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga partnerja Ilary Blasi: Nuk isha unë ai që tradhtova i pari

Totti thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga partnerja Ilary Blasi: Nuk isha unë ai që tradhtova i pari
Foto: Getty Images

Legjenda italiane, Francesco Totti, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja Ilary Blasi.

Në një rrëfim të bërë për Corriere della Sera, ish-kapiteni ka treguar të vërtetën në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja.


“Kjo histori nuk është thashetheme për mua. Kjo histori është mish e gjak për mua. Jeta ime është e përfshirë. Janë të përfshirë tre persona që i dua më shumë se veten time: fëmijët e mi, të cilët dua t’i mbroj në çdo mënyrë. Dhe ka një dashuri që zgjati 20 vjet. Do të kisha pritur gjithçka, përveçse do të përfundonte kështu”, ka thënë ai.

Foto: Getty Images

“Të gjithë përveç meje. Nuk kam thënë ende asnjë fjalë. Thashë se nuk do të flisja dhe nuk fola. Por kam lexuar shumë marrëzi, shumë gjëra të pavërteta. Disa madje kanë bërë që fëmijët e mi të vuajnë. Kaq mjafton”, ka thënë më tej ai.

Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë
Lexo po ashtu Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë

Futbollisti italian e quan ‘marrëzi’ faktin që fajtori i ndarjes së tyre ishte vetë ai, pasi u tha se përfundoi për shkak të tradhtisë së Tottit.

“Dua të sqaroj këtë pikë: nuk isha i pari që tradhtova. Atëherë do të hesht përsëri. Çfarëdo që do të më përgjigjet, unë do ta mbyll gojën. Sepse prioriteti im është të mbroj fëmijët e mi”.
45-vjeçari theksoi që marrëdhënia e tyre nuk ka qenë sikur në përralla, duke shtuar se kanë pasur ulje-ngritje sikur çdo çift tjetër.

Foto: Getty Images

“Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur prej disa kohësh”, vazhdoi më tej ai.

“Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”, thotë tutje sportisti në rrëfimin e tij.

“Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilaryt dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend.

Foto: Getty Images

“Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër”.

“Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili tre ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër”, pohoi Totti.

Foto: Getty Images

Ish-çifti ndajnë bashkë tre fëmijë: Chanel Totti, Cristian Totti dhe Isabel Totti. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori