Juristi dhe njohësi i kushtetutës, Kushtrim Palushi ka komentuar komunikimin e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit me deputetën Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me largimin e kësaj të fundit nga “Guxo” dhe plotësisht nga Grupi Parlamentar për t’u bashkangjitur në LDK.
Ai ka folur në lidhje me atë se a ka bërë presidentja në këtë rast shkelje kushtetuese, duke pranuar se kjo situatë ka shumë paqartësi.
“Kjo mundet mu konsideru shkelje për faktin se është takuar me një parti politike, por konteksti se për çka ka qenë ai takim, ajo mundet edhe me e arsyetu duke thënë që është takuar me një parti politike, sikurse me të gjitha të tjerat për të diskutuar çështje publike ose për një çështje të një interesi publik. Kështu që nuk është shkelje e qartë kushtetuese, sepse edhe Kushtetuta nuk thotë që nuk mund të takohesh me parti politike. Edhe Hashim Thaçi është takuar disa herë me PDK-në. Prandaj nuk është situatë shumë e qartë juridike”, u shpreh ai, për Klan Kosova.
Por, ai tha se shkelje e qartë e Kushtetutës do të ishtë në rast se presidentja Osmani do të kërkonte një arysetim për largim nga deputetja Kica-Xhelili.
“Nëse vetëm Doarsa i ka dërguar njoftim që po largohet, nuk nënkupton ose nuk përbën shkelje kushtetuese. Ndërkaq, nëse presidentja do të reagonte në lidhje me këtë çështje, atëherë situata do të ishte më ndryshe, sepse atëherë i bie që presidentja po interesohet për punë të brendshme të një partie politike, siç është Lista Guxo”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Doarsa Kica-Xhelili mbrëmë në Klan Kosova u shpreh se është takuar me presidentën dhe i ka treguar që ka dhënë dorëheqje nga “Guxo” dhe se po e mendonte largimin e plotë nga Grupi Parlamentar.
Madje, tha se e kishte njoftuar edhe me shkrim.
‘’Po. Nuk më kujtohet kur jam takuar me të, por e di se kam pasur dy apo tre takime me të [Vjosa Osmani], lidhur me këtë çështje. Një herë ka qenë takimi ku i kam treguar që kam dhënë dorëheqje nga Guxo, e pastaj ka qenë një takim i radhës, ku iu kam thënë se jam duke e menduar daljen plotësisht nga Grupi Parlamentar dhe bashkëngjitjen në LDK”.
“Më pas ia kam konfirmuar edhe me shkrim që përfundimisht kam vendosur të dalë në LDK dhe kjo e gjitha pa qenë aspak në domenin publik, kjo informatë. Dhe jo vetëm presidentës, por edhe kryeministrit, sepse mendoj që korrektësia e tillë është më e pakëta që mund t’a bëjmë”, u shpreh tutje Daorsa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025