Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj
Kurrë s’do të shkoj në Bullgari, kisha një libërth dhe ftesën.
Njësoj edhe me Shqipërinë, qeshë i ftuar vjet, privatisht nga mashtruesit e
lotarive apo nga alkoolistët që shërohen,
apo prej poetëve të iluminuar nga toka e lashtë e Portës së Hadit.
As që do ta vizitoj Lhasan as do të jetoj në Hilton apo në familjen e
Ngawang Gelekut e të ngjitem Potalas së mërzitshme
bile as që do të kthehem në Kashi “qytetin më të vjetër në botë
vazhdimisht të banuar” as do të lahem në Gang e të ulem sërish me Peterin në Manikarnika, e të vizitoj Lord Jagganath përsëri në Puri, kurrë s’do të kthehem te Birbhum të marrë shënime prej kallzimeve nga Khaki Baba
apo të dëgjoj muzikë festivalesh në Madras me Philipin
apo të kthehem që të pi Chai me një Sunil më të vjetër dhe me poetë të
rinj kafenesh.
Ta lidh kokën time në bllok në strofkën e opiumit në Kuartin kinez, të kaloj
buzë hotelit mysliman, kulmit të tij në Tinsmith Street Choudui Chowh Nimtallah të Djeg tokën as të pi ganja në Hoogly
as në rrugicat e Ahmed Fezit, kurrë më s’do të pi çaj mendëre në Soco
Chico, as të vizitoj Paul B. në Tanger
as t’i shoh Sfinksat në Shkretëtirë gjatë perëndimit të diellit, mëngjesin dhe
muzgun në shkretëtirë
Bejrutin e lashtë të shembur, Babilonin e bombarduar të pikëlluar dhe as
Urin e moçëm, misteriet e zymta të Sirisë të gjitha shkretëtirat arabe
dhe saudite, popullin e Jemenit qiqër nga mendja,
Afganistanin e moçëm opium fisnor, Tibetin-Kështjellor Beluqistanin
ta shoh Shangain përsëri, as të kujdesem për Dunhuang
as të ngjitem shkallëve në E. 12 Street 3 fluturimthi sërish,
as të shkoj në Argjetinën letrare, të shoqëroj Klasën në Sao Paolo dhe të
jetoj një muaj në banesë në plazhet e Rios me çunat favella, në Karnivalin
e madh Bahia
as të fantazoj mbi Balin më, tepër i largët festivali i Adelaides për të gjetur
shkopinj të rinj për këngë
as t’i shoh lagjet e reja të varfëra të Xhakartës, pyjet misterioze Borneo
dhe burrat e gratë të lyera.
Kurrë më Sunset Boulevard, Melrose Avenue, Oz në Ocean Way
kushëriun e moçëm Danny Leegant, kujtimet e tezes Edith në Santa
Monica
Kurrë më vera të këndshme me dashnorë, as të ligjëroj Blakeun në
Naropa,
slogane mendje shkruar, poetikë e re moderne amerikane, Williams
Kerouac Reznikoff Rakosi Corso Creeley Orlovsky
Kurrfarë vizite për në B’nai Israel te varret e Bubas, tezes Rose, Harry
Meltzer dhe tezes Clara, babai Louis
S’do të shkoj kurrkund më përveç në një urn hiri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore