LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi shqiptar bëhet viral në TikTok me talentin e tij në ‘beatbox’

Djaloshi shqiptar bëhet viral në TikTok me talentin e tij në ‘beatbox’

Një djalosh nga Shqipëria është bërë viral në TikTok përmes një videoje duke bërë ‘beatbox’.

Videoja që me sa duket ishte incizuar në Shëngjin, është publikuar në TikTok nga përdoruesi @realartiii, transmeton Telegrafi.

Talenti i djaloshit, si duket zgjoi vëmendjen edhe të ekipit francez të ‘beatbox’, Berywam, të cilët komentuan në video.


Berywam me bazë në Toulouse, Francë, ka fituar kampionatin francez të Beatbox 2016. Grupi gjithashtu fitoi Kampionatin Botëror të Beatbox Battle 2018 në kategorinë e grupit.

Videoja në TikTok që shpërfaq talentin e djaloshit shqiptar në beatbox ka grumbulluar rreth 2 milionë shikime. /Telegrafi/

@realartiii Qe qetu nshengjin#foryou #fürdich #viral #beatbox #shengjin #albania ♬ Originalton – ARTI