LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet nga hakerët faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës

Sulmohet nga hakerët faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, përmes një njoftimi për media ka njoftuar bizneset dhe opinionin se ueb faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë është sulmuar nga hakerë të panjohur gjatë dy ditëve te kaluara, me ç’rast çasja në ueb faqe ka qenë e pamundur.

“Në rast të kërkimit në faqen tonë zyrtare, e njëjta shfaqej në një gjuhë të huaj aziatike apo nuk ekzistonte fare mundësia për çasje. Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj të thellë, pasi që, kjo nuk është hera e parë kur ueb faqja jonë zyrtare ballafaqohet me sulme kibernetike. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se shqetësimi bëhet çdo herë e më i thellë kur siguria nacionale po vihet në rrezik si pasojë e sulmeve kibernetike nga të cilat nuk kanë shpëtuar as institucionet shtetërore të Kosovës, ku si pasojë e tyre ishin jashtë funksionit faqet zyrtare të qeverisë dhe shërbimeve për publikun.

“Aktualisht, ju njoftojmë se ueb faqja jonë zyrtare është rikthyer dhe gjendja është e qëndrueshme, si rezultat i masave të ndërmarra me kohë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Ekonomi
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori