LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dëmtimi i ekosistemit të liqenit të Shkodrës

Vazhdon dëmtimi i ekosistemit të liqenit të Shkodrës

Ekosistemi i Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po dëmtohet me shpejtësi për shkak të veprimtarisë njerëzore, kryesisht në pjesën shqiptare të Liqenit. Një monitorim i realizuar së fundmi nga agjencitë përgjegjëse të mjedisit ka evidentuar shkallën e lartë të ndotjes dhe gjuetisë së jashtëligjshme në këtë liqen.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 368 km², me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh, përfshirë pelikanin, zogu më i madh në Europë. Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, tha se monitorimi i realizuar së fundmi në pjesën shqiptare të liqenit, ka evidentuar problematika serioze sidomos në gjuetinë e paligjshme, numri i madh të gjuetarëve të palicensuar, ndërtimet e paligjshme në brigjet e liqenit, por edhe derdhjen e ujërave të zeza në zonën e mbrojtur.

“Peshkimi i paligjshëm tashti ka kaluar nga gjeneratorët në gjuetinë me inverter, sidomos në zonën e lokaleve nga Zusi. Vazhdon peshkimi me rrjeta që nuk janë sipas dimensioneve duke dëmtuar numrin e specieve të ndryshme. Peshkimi në dajlan ka blloku plotësisht emigrimin e 14 specieve emigruese”.


Në vitin 2006, pjesa shqiptare e Liqenit të Shkodrës është shpallur zonë e mbrojtur Ramsar duke synuar një mbrojtje më të mirë të tij, për shkak të rrezikimit të vlerave të biodiversitetit. Megjithatë, sipas përfaqësueses së organizatës “Wellpoint” pjesa shqiptare e liqenit vazhdimisht ka qenë nën kërcënimin e dëmtimit nga veprimtaria njerëzore.

“Paligjshmëri ka në të gjitha pjesët e liqenit, qoftë në peshkimin e paligjshëm, mbi peshkimin me vendosjen pa kriter të rrjetave të peshkimit, qoftë edhe me numrin e peshkatarëve që peshkojnë për sipërfaqen e peshkueshme të Liqenit të Shkodrës. Duhet thjeshte zbatimi i ligjit dhe vënia para përgjegjësisë i të gjithë personave që shkaktojnë krim mjedisor”.

Një numër agjencish shtetërore, siç është agjencia e mbrojtjes se mjedisit, agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati i peshkimit si dhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit, janë përgjegjëse për mbrojtjen e ekosistemit të liqenit. Përveç këtyre, sipas ligjit, liqeni menaxhohet nga organizata e menaxhimit të peshkimit, një organizatë ku janë bashkuar 140 peshkatarë të licensuar. Drejtuesi i kësaj organizate, Arjan Çinari, pranon se ka gjueti të paligjshme, por shton se e vetme, organizata e ka të pamundur t’a ndalojë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i inspektoriatit shtetëror të peshkimit, Alket Lulaj, pohon se nuk kanë mjetet e nevojshme për nje kontroll të plotë të gjuetisë së jashtëligjshme në Liqenin e Shkodres.

Për shkak të situatës së krijuar, me nismën e prefekturës, ka nisur këtë fundjavë një operacion për ndërprerjen e gjuetisë së paligjshme në Liqenin e Shkodrës, operacion ku marrin pjesë efektivë të policisë, organizata e menaxhimit të peshkimit dhe agjencitë e tjera shtetërore. Por, që në nisje, operacioni duket i dështuar për shkak të pamundësisë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe mungesën e mjeteve dhe forcave.

Për shkak të vlerave, por edhe rëndësisë së tij, si një ndër liqenet më të vjetër të Europës, pas vitit 1994, Liqeni i Shkodrës ka përfituar një sërë investimesh nga Banka Botërore dhe qeveritë europiane, investime këto për ngritjen e dy qendrave të menaxhimit të peshkimit në Shirokë e Zogaj, ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të fshatit Shirokë, por edhe financimin e një numri të madh organizatash mjedisore për promovimin dhe mbrojtjen e liqenit. Megjithatë, vit pas viti, ka ardhur duke u shtuar shkalla e dëmtimit të ekosistemit të këtij liqeni në pjesën shqiptare të tij./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori