LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët nesër takim me presidenten Osmani, presin dialog të mirëfilltë

Sindikalistët nesër takim me presidenten Osmani, presin dialog të mirëfilltë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për të shtunën në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor. Lajmin për ‘RTKlive’ e ka konfirmuar Ymer Ymeri, sekretar i SBASHK-ut.

Sekretari i SBASHK_ut, Ymer Ymeri, ka thënë se janë ftuar nga presidentja e vendit dhe pjesë e takimit do të jenë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së dhe Ali Gashi kryetar i Sindikatës se Administratës.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po shpresojmë që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë. Kemi shpresa te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Ymeri, për RTK.


Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur ndonjë zgjidhje, duke pasur parasysh faktin se të dyja palët deri më tash nuk kanë pasur përafrime për të gjetur ndonjë ujdi.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori