SHBA dhuron 10.3 milionë dollarë për zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë në RMV
Implementimi i rekomandimeve për politikat dhe jurisprudencën që lidhen me antikorrupsionin dhe konfliktin e interesave, kritere të përforcuara për zgjedhje në bazë të meritave, nisma për qytet të hapur, mbi 400 përmbledhje të të dhënave nga institucionet dhe kyçjen e qytetarëve në proceset e vendimarrjes, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që janë zbatuar në kuadër të projektit për partneritet për zhvillim midis SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Meri Kejt Bërns tha se korrupsioni mbetet sfida kryesore me të cilën duhet të përballet vendi, raporton KlanM, përcjell Telegrafi.
Maqedonia e Veriut të vazhdojë reformat madje edhe nëse ato shkaktojnë ndarje të caktuara politike.
Ky ka qenë mesazhi i ambasadores së SHBA-së në Shkup, Meri Kejt Bërns, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes e grantit për partneritet për zhvillim midis SHBA-ve dhe RMV-së.
Sipas ambasadores amerikane, korrupsioni është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, që sipas saj, minon sundimin e së drejtës dhe konkurentshmërinë ekonomike.
“Siç tha Presidenti Bajden, korrupsioni është kancer, që han besimin e qytetarëve në demokracinë, ul instinktin për inovacione dhe kretaivitet. Harxhon talentin e gjithë brezave. Kjo i frikëson investimet dhe vendet e punës. Kemi bërë përparime por ka edhe shumë për t`u bërë dhe do të vazhdojmë të jemi me RMV-në derisa përballeni me reforma të vështira dhe të siguroheni se të gjithë janë të njëjtë para ligjit dhe korrupsioni nuk do të tolerohet”, deklaroi Meri Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së në Shkup.
Ndryshe, 10.3 milionë dollarë shtesë mbështetje amerikane për zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe për ekonomi konkuruese, do të fitojë vendi me amendamentin e Marrëveshjes për grante për partneritet për zhvillim me SHBA-të.
Amendamenti u nënshkrua nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtorja e USAID-it në RMV, Xheri Dajbëll, në prezencë të ambasadores Kejt Meri Bërns.
Ambasadorja amerikane theksoi se edhe pse largohet nga vendi ynë për shkak se i skadon mandati, do t`i ndjek zhvillimet në Maqedoninë e Veriut duke përsëritur se SHBA-të janë dhe do të mbeten partner të vendit. /KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova