Çmimi i qumështit nëpër marketet në RMV vazhdimisht po rritet, arrin deri në 87 denarë për litër
Çmimi i qumështit është 80 denarë.
Qumështi që po e blejmë në market është trefish më i shtrenjtë se çmimi i blerjes.
Barinjtë po ankohen se nuk mund as t’i mbulojnë shpenzimet dhe se çmimi i prodhimit është më i ulët se çmimi i blerjes.
Nëse çmimi i blerjes është rritur për 30%, shpenzimet janë rritur për 200%, thotë Stevanço Jordanovski.
“Çmimi i blerjes për momentin lëviz rreth 27 denarë, si numër ndoshta tingëllon mirë, por unë ju them se shumë pak tregon për punën tonë, për shkak se çmimi i prodhimit ose është i njëjtë ose është më i lartë se çmimi i blerjes”, tha Stevanço Jordanovski, bari.
Jordanovski thotë se nëse çmimi rritet, nuk beson se do të ketë njerëz të interesuar që do të merreshin me bagëti.
Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë do të rritet importi i qumështit me çka do të rritet edhe çmimi në të ardhme.
“Ky sektor i bagëtisë rrezikon që të shuhet plotësisht. Edhe statistika tregon se numri i lopëve është ulur”, deklaroi Stevanço Jordanovski, bari.
2.800 denarë për kokë lope, 3 denarë për një litër qumësht të shitur, janë subvencionet që i marrin barinjtë.
Në Maqedoni ka 270.000 lopë.
Çmimi i qumështit sipas Numbeo-s në rajon:
KOSOVË 0,98 CENTË (60 DEN)
SERBI 117 DINARË (62 DEN)
MAQEDONI PREJ 45 DERI 70 DEN
SHQIPËRI 141,89 LEKË (74 DEN)
GREQI 1,44 EURO (88 DEN)
SOFJE 2,72 LEVË (96 DEN)
Vetëm për krahasim, qumështi “Alpsko” në disa markete shitet për 87 denarë në Maqedoni ndërsa në Serbi për 70 denarë.
Kosovë ka qumësht më të lirë prej 60 denarëve në rajon sipas Numbeo, ndërsa qumështi është më i shtrenjtë në Greqi, 88 denarë.
Sipas të dhënave Maqedonia ka importuar 26 milionë litër qumësht dhe produkte të qumështit me vlerë prej 37 milionë eurove.
Serbia ka importuar më shumë, përkatësisht 11,3 milionë litër me vlerë prej 9,5 milionë eurove.
Gjermania ka importuar më shumë, me vlerë prej 10,3 milionë eurove, pjesa më e madhe e produkteve të importuara është kaçkavall dhe buter.
Prodhuesit e qumështit në Serbi paralajmërojnë se për shkak të gjendjes së vështirë në këtë sektor, që vijon si pasojë e çmimit të ulët të blerjes dhe shtrenjtimit të ushqimit për bagëti, prodhimtaria po ulet në mënyrë drastike, ndërsa nga shatori ka rrezik për mungesë të qumështit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi