LAJMI I FUNDIT:

64 kilometra not në liqenin e Ohrit

64 kilometra not në liqenin e Ohrit

Pas një dite dhe një nate të tërë të kaluar në liqen, duke notuar në relacionin Ohër-Strugë-Shën Naum-Ohër, në gjatësi prej 64 kilometrash, 16 vjeçari Marko Pejçinoski ka mbërritur në portin e qytetit në Ohër.

Ai është pritur nga qytetarë të shumtë.

Pas 21 orë e 40 minutash në ujë të pamundurën e ka bërë të mundur, ndërsa ngjarjen ia ka kushtuar nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë.


“Ndihem mirë por edhe i lodhur”, tha Marko Pejçinoski.

Cili është plani i radhës, çfarë po planifikoni më pas?

“Do të shohim”, u shpreh Marko.

Cila pjesë ishte më e vështira, pasi keni notuar gjithë natën?

“Ishin të gjithë po aq të vështira”, shtoi ai.

Nga fillimi deri në fund, Marko u ndoq nga tetë persona.

“Isha me të gjatë gjithë kohës drejt arritjes së tij, e cila u realizua dhe Marko dëshmoi se gjithçka është e mundur. Ai ka shumë motivim dhe kur e vendos mendjen për diçka, ai e realizon dëshirën e tij. Kjo ishte dëshmi për të gjithë ne që nëse duam diçka, nëse kemi motiv, mund ta realizojmë”, u shpreh Martina Baleska- familjare e Markos.

Arritja e Markos, i cili është fëmijë me sëmundje të rrallë, është edhe më e madhe pasi për shkak të problemeve shëndetësore, ai noton vetëm me duar.

“Ai në përgjithësi punon 99% vetëm me duart e tij, këmbët vetëm i mban. Duhen më shumë se përpjekje. Kjo është diçka e pazakontë. Kishim problem të vogël, kur në shtegun ku duhej të kalonte, u futëm në rrymë të fortë, e cila ishte e kundërt me drejtimin e lëvizjes. Ishin dy-tre orë ku pavarësisht se Marko punonte vazhdimisht, shpejtësia ishte shumë më e ngadalshme”, deklaroi Mile Jovanovski– vëzhgues.

Me këtë Marko përfundon në tërësi veprën e tij, dhjetë note të distancave të ndryshme në liqenin e Ohrit, me një gjatësi prej 250 kilometra, të cilat i realizoi gjatë verës, gjë që askush nuk e ka bërë deri më tani.

Për këtë do të njoftohet dhe Asociacioni Botëror i notit./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori