Mbi 100 milion euro janë humbjet nga vjedhja e energjisë elektrike që kur EVN-ja operon në vend. Nga kjo kompani thonë se rajonet më problematike ku shfrytëzimi i paautorizaur është në përqindje më të madhe janë Haraçina, Gërçeci, Saraji, Krushopeku, Hasanbegu, Serova dhe Studeniçani.
“Rreth 5% e energjisë elektrike shfrytëzohet pa autorizim, gjegjësisht vidhet. 5% janë rreth 300.000 MWh. Të gjitha humbjet e energjisë elektrike, humbjet teknike dhe komerciale (vjedhjet), EVN-ja i gjen në treg të hapur me çmim tregu. Nëse e marrim si çmim tregu 300 euro për MWh (për momentin shkojnë edhe deri 500 euro për MWh), harxhimet për vjedhjen e energjisë elektrike janë mbi 100 milion euro”, njoftojnë nga EVN.
Humbjet janë reduktuar në 50% që nga 2006 e këndej. Nga kompania praktikisht pranojnë se një pjesë e humbjeve nga vjedhja e rrymës kalkulohen në faturat e të gjithë qytetarëve të tjerë.
“Humbjet e papranuara nga vjedhjet e energjisë elektrike janë në llogari të EVN – Elektrodistribuim, kurse një pjesë e humbjeve kalkulohen në çmimin e energjisë elektrike sipas metodologjisë për llogaritjen e energjisë elektrike nga ana e Komisionit Rregullator të Energjetikës”, thonë nga EVN.
EVN-ja ankohet se nuk mund të vendosë rregull në shfrytëzimin dhe pagesën e rrymës në disa rajone për shkak se nëpunësit e tyre përballen me sulme verbale dhe fizike, dëmtim të pajisjeve dhe alarmeve por edhe mbështetje jo të mjaftueshme nga policia për ndërhyrje të koordinuar.
Debati mbi pagesën e faturave dhe vjedhjen e rrymës u aktualizua ditëve të fundit kur banorë të Haraçinës denoncuan mungesën disaditore të rrymës në të gjithë fshatin. Kompania tha se bëhet fjalë për defekt të shkaktuar nga ngarkesa e madhe e trafostacioneve. Banorët e cilësuan si gënjeshtër për të dhënë një pasqyrë jo të mirë për fshatin. Ata që folën para kamerës këmbëngulën se janë pagues të rregullt të faturave dhe se nuk ka vjedhje masive të rrymës në fshat. Humbjet nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në Komunën e Haraçinës shkojnë deri 80%./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Geer: Raundi i parë i zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësor dhe demokratik
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë