Në kohë kur ende nuk janë amortizuar reagimet rreth rastit të Spitalit Privat “Zhan Mitrev”, pacientë kanë dale në mbrojtje të këtij spitali. Thonë se janë trajtuar mirë në këtë institucion privat shëndetësor, raporton Klan M.
Disa pacientë të cilët pohojnë se kanë qenë pacientë në klinikën Zhan Mitrev ishin vetë organizuar dhe thirren konferencë për media për të mbrojtur mjekun në fjalë. E kur i pyetem se si janë organizuar dhe a kanë marrë kompenzim financiar për të mbrojtur Zhan Mitrevin, u përgjigjen kështu:
Kush u thirri këtu për të dalë para mediumeve sot?
Ne vetë u mlodhëm që të jemi sot këtu, ne kemi qënë pacient këtu, pamë në televizor se si vetëm njëra anë u paraqit dhe vendosëm të themi anën tonë.
– Nuk ju është ofruar ndonjë vaucher nga Zhan Mitrev për të ardhur këtu?
– Jo, jo asgjë
– A e keni pa dokumentarin nga IRL dhe cfar mendimi keni?
– Jo nuk e kam pa, këtu kam qenë një muaj dhe e kam bë filtrimin.
– Kush u thirri që sot të jeni këtu?
– Vetë kemi ardh
– Nga u informuat se keni shtyp sot dhe te dilni para kamerave?
– Vetë në facebook me shoket.
– Kush ju kontaktoi?
– Shoku im i dhomës më kontaktoi për të ardhur këtu.
– Kush u informoi se duhet te jeni këtu sot?
– Rastësisht u dëgjova me kolegun e dhomës që ishim
Edhe pse njëri kishte paguar 20 mijë euro, e tjetri ka marrë borxh për të paguar mjekim, ishin të kënaqur nga trajtimin në këtë klinikë.
Sa keni paguar këtu që të shëroheni?
– Kam paguar 20 mijë euro.
Sa keni paguar?
– Nuk e di sa kam paguar sepse fëmijet paguan për mua, nuk më informuan por përafërsisht e di, se kanë paguar 3 apo 4 mijë euro, unë nuk isha në hemofiltim.
Pacientët drejtuan akuza kundër IRL-së. Sipas tyre, në materialet e këtij rrjeti hetimor nuk janë thënë të gjitha të vërtetat, e nga IRL-ja menjëherë reaguan të cila tha për Klan M thanë:
“Nuk dua të spekuloj por e gjithë ajo ngjan në një kohë kur kishim protesta dhe kundër protesta, por shëndeti i pacientëve nuk mund të jetë një arenë ku disa qendra të fuqisë do të promovojnë narativa të reja që të bëjnë ndarjen e popullatës. Gjithsesi bëhet fjalë për të drejtë të garantuar me ligj, nuk dua të spekuloj për qëllimet e kësaj ngjarje, por apeloj tek të gjithë të involvuarit në këtë lëndë të përmbahen nga keqpërdorimet e mundshme” – deklaroi Saska Cvetkovska – IRL.
Kujtojmë se, sipas të dhënave të hulumtimit të IRL-së – “Gjaku i papastër”, Klinika e Zhan Mitrevit gjatë mjekimit të pacientëve me covid – 19 ka përdorur metodën e hemofiltrimit. Për këtë mjekim pacientët kanë paguar shuma të mëdha të parave, por praktikisht ajo ka qenë studim klinik dhe pacientët e as familjarët e tyre nuk kanë qenë të njoftuar për këtë. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'