LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton kontrollorin e ri pa tela – DualSense Edge

Sony prezanton kontrollorin e ri pa tela – DualSense Edge

Kompania Sony zyrtarisht prezantuar kontrollin e ri të quajtur DualSense Edge Wireless Controller.

Kontrollori i ri ka performansa të larta, dhe është plotësisht i përshtatshëm sikurse kontrollori Xbox Elite, transmeton Telegrafi.


Duket se Sony për këtë model ka shfrytëzuar kombinimin e karakteristikave të kontrollorëve Scuf dhe Elite. Përdoruesit e DualSense Ege mund të zgjedhin llojin e butonave.

Përveç kontrollorit vjen edhe kablloja me portin USB-C që shërben për kyçje, e aty është edhe çanta për bartje, falë të cilës të gjithë komponentët mund të futen në një vend.

Ajo gjithashtu mund të mbushë kontrollorin kur ajo nuk përdoret si çantë. E çmimi dhe data kur do të lansohen në treg, akoma nuk janë bërë të ditura nga Sony. /Telegrafi/