LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet nga detyra Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa

Shkarkohet nga detyra Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa

Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar Avokatin e Shtetit Fehmi Stafa.

Ai këtë post e mbante që nga viti 2018, ndërsa mandati i tij gjashtëvjeçar duhej t’i përfundojë në vitin 2024.

Vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë.


Në këtë seancë është zgjedhur edhe pasardhësi i Arafat Muaremit në postin e drejtorit të Policisë Financiare.

Muaremin do ta zëvendësojë Goran Ivanov, i cili në Policinë Financiare si inspektor punon prej 2 vitesh.

Muaremi dha dorëheqje para përfundimit të mandatit të tij si ushtrues detyre, në mënyrë që, siç theksoi, të mos ketë as dyshim më të vogël në integritetin e procesit ndaj tij dhe Drejtorisë së tij që u iniciua nga prokurorja Vilma Ruskovska.

Ndërkohë pikërisht avokati i deritanishëm i shtetit, Fehmi Stafa paraprakisht ngriti kallëzim kundër Muaremit, si dhe ndaj prokurorëve Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro, për procedurën për konfiskimin e pasurisë së Transmet në lëndën “Trust”.

Ndërkohë, edhe Drejtoria e Policisë Financiare hapi procedurë kundër Avokatit të Shtetit Stafa.