LAJMI I FUNDIT:

Aktivitete stërvitore të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Aktivitete stërvitore të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Në poligonin ushtarak “Krivollak”, pjesëtarët e Forcave të armatosura të SHBA-së që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë po kryejnë stërvitje dhe qitje me dy aeroplanë UH-60 “Blek Hok” që realizohen në periudhën prej 20 deri 26 gusht.

“Ky lloj aktiviteti stërvitor në PU ‘Krivollak’ të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në kuadër të misionit të KFOR-it që janë realizuar edhe më parë, konfirmon dhe promovon mundësitë që ofron ky kapacitet i jonë më i madh në kryerjen e aktiviteteve stërvitore nga forcat e armatosura të vendeve të huaja”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së Armatës.


Poashtu shtohet rreth kësaj, poligoni ushtarak “Krivollak” i plotëson të gjitha kërkesat të cilat kërkohen nga ky lloj aktiviteti dhe siç thonë nga Shtatmadhoria, e njëjta është vërtetuar edhe me realizimin e stërvitjes më të madhe ushtarake me aeroplanë “Përgjigje e shpejtë 22.”

“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut krahas që mundësoi shfrytëzimin e pandërprerë të poligoneve në ‘Krivollak’, gjatë aktiviteteve të saja ka mundësuar shoqërimin e nevojshëm ushtarak -policor gjatë transportit të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së dhe nëse është e nevojshme ofron mbështetje adekuate mjekësore dhe logjistike të aktiviteteve”, thonë nga SHM e ARM-së.

Prej atje shtojnë se aktiviteti zhvillohet në përputhje me vendimin e mbledhjes së 68-të të Qeverisë në të cilën është miratuar hyrje dhe qëndrim i forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim pjesëmarrjen në stërvitje për mbështetje të afërt ajrore me aeroplanë të Forcave të armatosura të SHBA-së në poligonin ushtarak “Krivollak”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Kalo në kategori