LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në uzinën e Gramshit, dy ushtarët e FA në gjendje të mirë shëndetësore

Incidenti në uzinën e Gramshit, dy ushtarët e FA në gjendje të mirë shëndetësore

Ushtarët të cilët ishin me detyrë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë dy ushtarët të cilët u lënduan ndërsa ishin në krye të detyrës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku ranë pre e sulmit nga shtetas rusë dhe ukrainas.

"Jemi blogerë, fotografojmë ish-baza ushtarake..." - çfarë dëshmuan dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu "Jemi blogerë, fotografojmë ish-baza ushtarake..." - çfarë dëshmuan dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh

Pas ngjarjes, tre shtetasit e huaj janë arrestuar, ndërsa dy ushtarakët shqiptarë u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës.


Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spraj neuroparalizues në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit. /tch/