LAJMI I FUNDIT:

Realme 8 5G dhe Narzo 30 5G marrin softuerin Realme UI 3.0

Realme 8 5G dhe Narzo 30 5G marrin softuerin Realme UI 3.0

Realme 8 5G dhe Narzo 30 5G të cilat kanë dalë në treg vitin e kaluar me softuerin Realme UI 2.0 të bazuar në Android kanë filluar të marrin softuerin Realme UI 3.0 të bazuar në Android 12

Përditësimi me Realme UI 3.0 për Realme 8 5G vije me versionin e “firmware” RMX3241_11.C.03 teksa përditësimi tek Narzo 30 5G ka versionin e “firmware” RMX3242_11.C.03.


GSM Arena shkruan se për ta pranuar Realme UI 3.0 telefoni yt 8 5G duhet të operojë me versionin e “firmware” RMX3241_11.A.16, ndërsa Norzo 30 5G duhet ta ketë versionin RMX3242_11.A.16, përcjell Telegrafi.

Ky përditësim i sjell “të mirat” e zakonshme të Android 12 dhe të Realme UI 3.0 tek Narzi 30 5G dhe tek Realme 8 5G, që do të thotë një dizajn i rifreskuar dhe veçori të reja.

Përditësimi i qëndrueshëm o Realme UI 3.0 për Realme 8 5G dhe Narzo 30 5G momentalisht është duke u shpërndarë tek një numër i limituar i përdoruesve indian.

Një shpërndarje më e gjerë do të ndodh pas disa ditësh nëse nuk gjendet asnjë problem në përditësimin aktual. /Telegrafi/