Programi i lëshimit i Huawei është bërë i parregullt, por kompania ka konfirmuar se planifikon që përfundimisht ta lëshojë serinë e Mate 50.
Rrjedhjet më të fundit të informatave shfaqin pamjet e tre telefonave kryesorë dhe të një tableti të ri, gjithashtu përmbajnë edhe një numër të specifikave të përfolura. Por që këto informata janë vetëm spekulative dhe disa prej tyre mund edhe të mos jenë të sakta.
GSMArena raporton se Huawei Mate 50, Mate 50 Pro dhe Mate 50 RS fuqizohen nga çipi Snapdragon 8 Gen 1, por që ende mbesin të kufizuar me rrjetin 4G. Modeli Pro siç duket do të ketë një zgjidhje për ta arritur lidhjen me rrjetin 5G, njëjtë sikurse P50 Pro, dhe modeli RS do ta ketë zgjidhjen e njëjtë gjithashtu, transmeton Telegrafi.
Modelet Pro dhe RS do të kenë 12GB RAM memorie dhe hapësirë të brendshme prej 128/256 dhe 512GB, teksa modeli Mate 50 do të ketë 8GB RAM memorie ndërsa hapësira e brendshme është me dy opsione, 128 dhe 256GB.
Kamera kryesore me sensor prej 50MP thuhet se do të ketë aperturë të ndërrueshme prej f/1.4 dhe f/4. Kamera në modelet Mate 50 Pro dhe Mate 50 RS do të duhet të jetë një IMX800, ndërsa ajo tek Mate 50 do të duhet të jetë një IMX766. Pritet që të tre modelet të kenë lentën telefoto, teksa specifikat e saja janë ende të paqarta, sikurse edhe për lentën e fotografisë ultra të gjerë.
Kamera selfie do të ketë 13MP dhe një sensor 3D për hapje të telefonit me fytyrë, kjo vetëm tek modelet Pro dhe RS.
Të tre telefonat priten që të kenë rimbushje të shpejtë prej 66W, ndërsa kapacitet e baterive do të jenë 4,500mAh për Pro dhe RS, teksa Mate 50 i thjeshtë do ta ketë kapacitetin prej 4,400mAh.
Sipas thashethemeve, treshja Mate 50 do të kenë ekrane AMOLED të bëra nga BOE. Pro dhe RS thuhet se do të kenë ekran të “kthyer” ,e madhësi prej 6.78 inç 120Hz, ndërsa modeli më i thjeshtë do të ketë ekran të sheshtë LTPS, por që madhësia e saktë nuk dihet ende. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMiliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"
Qeni robot bëhet me gëzof
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'