LAJMI I FUNDIT:

Gabimi trashanik i EA – detyrohet t’i shes video-lojërat me zbritje prej 99 për qind të çmimeve

Gabimi trashanik i EA – detyrohet t’i shes video-lojërat me zbritje prej 99 për qind të çmimeve

Electronic Arts (EA) ka pranuar se ka “shënuar një autogol spektakolare” pasi që gabimisht i vuri çmimin prej 0.052 eurove lojës së saj Fifa 23 Ultimate Edition në platformën Epic Games të rajonit indian.

Blerësit nxituan për ta para-porositur lojën gjatë muajit të shkuar pas gabimit të madh ku çmimi i lojës në internet u zbrit për 99.98 për qind, raporton BBC.

Publikuesit e lojërave kanë pranuar që t’i mbajnë çmimet për para-porositë, transmeton Telegrafi.


Fifa 23 do të jetë loja e fundit e EA në serinë më të shitur të lojërave të futbollit.

Divizioni sportiv i EA më herët gjatë vitit deklaroi se ata më nuk do të prodhojnë lojën me titullin Fifa. Ata do të vazhdojnë që të prodhojnë video lojëra të futbollit, por që nga viti 2023 do të kenë një titull tjetër, Ea Sports FC.

Njoftimi që u bë gjatë muajit maj, e sjell në përfundim bashkëpunimin 29 vjeçar në mes të EA dhe Fifa, ku kostot e licencimit thuhet se janë një nga arsyet pas vendimit të publikuesit. Fifa ka bërë të ditur se planifikon që të publikoi lojërat e saja rivalizuese. /Telegrafi/