“Kjo nuk është në përputhje me gjetjet e ekspertëve nga Britania e Madhe dhe SHBA, të cilat konkludojnë se përdorimi i vapes është ndër alternativat me më pak dëme të marrjes së nikotinës” – thotë një artikull i publikuar nga www.GOV.uk.
Më tutje në artikull thuhet se mbi gjysma e nikotinë-pirësve besojnë se produktet e vapes të cilat përmbajnë nikotinës janë njësoj ose më të dëmshme se produktet tjera të duhanit, pavarësisht se vdekjet nga vapes në SHBA shkaktohen nga substanca të ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkim Europian. Raporti i gjashtë i pavarur i cigareve elektronike i Shëndetit Publik në Angli (PHE), i porositur nga studiues në King’s College në Londër, i cili u publikua së bashku me këshillat e reja të Shëndetit Publik në Angli, ofron një përditësim mbi përdorimin e produkteve të avullimit të nikotinës tek të rinjtë dhe të rriturit, dhe perceptimet e publikut për dëmet që këto produkte shkaktojnë.
Sipas Centers for Disease Control and Prevention (Qendra për kontrollë të sëmundjeve dhe preventimit në SHBA – https://www.cdc.gov/), shpërthimi famëkeq i vdekjeve në vitin 2019 nga „vaping“ në SHBA erdhi kryesisht nga pajisjet vape që kishin THC (kemikal nga marijuana), si dhe „Vitamin E Acetate“ dhe „Diacetyl“, kemikale që gjindeshin në shumicën e vapes që u testuan ato kohe.
View this post on Instagram
Në trend me shtetet e zhvilluara si SHBA, Kanadë, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë, gjithashtu në Kosovë këtë vit kemi përjetuar rritje masive të përdorimit të këtyre produkteve alternative të nikotinës. Brendi që ka bërë më shumë bujë muajve të fundit është CRYSTAL, importuar nga Evapify, një kompani globale me bazë në Poloni (BE).
Për të kuptuar më shumë rreth përbërësve të këtij produkti, shefja e prokurimit Elena Ardava deklaroj se “produktet CRYSTAL nuk përmbajnë asnjërën nga kemikalet e lartpërmendura, përfshirë “Vitamin E Acetate”, “Diacetyl“ dhe THC. Evapify është veçanërisht e kujdesshme rreth kualitetit të produkteve tona dhe shëndetit të klientëve, pasi synimi jonë është që vazhdimisht të sjellim produktet më bashkëkohore që ulin dëmin dhe ngrisin kënaqësinë e jetesës moderne”.
View this post on Instagram
Këshilla e Shëndetit Publik në Angli mbetet që nikotinë-pirësit duhet të preferojnë cigare elektronike dhe me avullosje. Sidoqoftë, cigaret elektronike dhe me avullosje nuk janë plotësisht të sigurta. Ato përmbajnë kimikate dukshëm më pak të dëmshme që shkaktojnë sëmundje të lidhura me duhanin, por ndikimi afatgjatë i përdorimit të cigareve elektronike do të mbetet i panjohur për disa kohë.
Këshilla jonë mbetet që për këdo që pi duhan, gjëja më e rëndësishme është të ndalojë fare duhanin dhe e-cigaret mund të jenë një mënyrë efektive për të ndihmuar duhanpirësit ta bëjnë këtë.- thuhet në përmbylljen e artikullit nga gov.uk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?