LAJMI I FUNDIT:

Rodin FZero premton prodhimin e veturës më të shpejtë – nëse i keni 2.2 milionë dollarë mund ta keni një të tillë në garazh

Rodin FZero premton prodhimin e veturës më të shpejtë – nëse i keni 2.2 milionë dollarë mund ta keni një të tillë në garazh

Prodhuesit e veturave shpesh japin premtime të mëdha, por të përmasave të një kompanie nga Zelanda e Re pakkush ka dhënë.

Rodin Cars është zotuar se të gjitha modelet e saj të reja do të jenë të përkryera. Ky prodhues këtë muaj konfirmoi prodhimin e hiperveturës FZero e cila do të fillojë montimin gjatë vitit të ardhshëm, dhe do të jetë vetura më e shtrenjtë që një klient do të mund ta blejë – megjithatë është theksuar se atë mund ta kenë në garazh vetëm ata që i kanë xhepat e thellë.


Vetura futuristike do të jetë më e shpejta që do të qarkullojë nëpër rrugët publike, transmeton Telegrafi.

FZero do të jetë modeli i dytë pas atij që u shit për 650 mijë dollarë në vitin 2019, që njihej me emrin FZed. Do të ketë motor të F1, 3.9 litërsh V8 që e përdor Lewis Hamilton.

Në anën tjetër nga kjo kompani kanë bërë të ditur se motori mund të jetë edhe më i fuqishëm – pra 4 litërsh V10 twin-turbo hibrid që do të prodhojë 1.160 kuaj-fuqi.

Me një karroceri prej vetëm 698 kilogramë, kjo veturë do të jetë e lehtë sa një Mini.

Shpejtësia maksimale do të jetë e kufizuar në 360 kilometra në orë, për shkak se shpejtësia më e madhe po konsiderohet si shkaku kryesor që po çon në shumë aksidente vdekjeprurëse.

Vetëm 27 njësi të kësaj veture do të prodhohen, dhe secila prej tyre do të shitet për 2.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori