LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpi trekatëshe për ata që ëndërrojnë jetën në det

Një shtëpi trekatëshe për ata që ëndërrojnë jetën në det

SeaPod është një koncept i ri i shtëpive të vetëqëndrueshme mbi ujë, ideal për të gjithë ata që ëndërrojnë një jetë luksoze të rrethuar nga bluja e madhe

Është ideja e Ocean Builders, një kompani me bazë në Panama, e cila synon të zgjidhë mungesën e hapësirës së jetesës në destinacionet e dëshirueshme bregdetare.


Çdo SeaPod është në fakt një ndërtesë moderne trekatëshe që ofron 77 metra katrorë hapësirë jetese. Strukturat e ngritura, të projektuara nga arkitekti Koen Olthuis, duhet të vendosen afërsisht 2.5 metra mbi det.

SeaPod përfshin një dhomë gjumi, dhomë dite, kuzhinë, banjë, si dhe hapësirë ruajtëse prej 116 metrash katrorë shtesë.

Pronari i SeaPod merr gjithashtu një unazë inteligjente me të cilën mund të zhbllokojë derën, të ndezë muzikën dhe ndriçimin ose të rregullojë temperaturën e ajrit në shtëpi dhe të ujit në kabinën e dushit.

Ata do të kenë gjithashtu një shërbim shpërndarjeje me dron që mund të përdoret për të ofruar ushqime, ilaçe dhe nevoja të tjera të përditshme. Pjesët më të mëdha të mobileve dhe bagazheve, nga ana tjetër, do të dorëzohen me ndihmën e një anijeje.

SeaPod-ët e parë do të instalohen në Panama, ku po prodhohen aktualisht dhe duhet të jenë gati që në shtator të këtij viti me çmim prej 295.000 deri në 1.5 milion dollarë, në varësi të specifikave të dëshiruara.

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Kalo në kategori